I vihet flaka makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, dyshohet për shkak të detyrës

9 Korrik 2024, 09:48Kronika TEMA
I vihet flaka makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në

Makina në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE-së në Durrës është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose e njohur ndryshe si ish-URT, ku makina tip "Benz" ishte e parkuar.


Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme për shkak të detyrës.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.   

Policia po këqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

''Në orët e para të mëngjesit, në lagjen, në automjetin tip "Benz" të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr. 

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.   

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit''- njofton policia.

1 Komente

  1. B
    Business

    Profesioni Inxhineri i dyti nga rrezikshmeria pas atij biznesmen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje