Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi.
Blutë kanë dokumentuar se i riu Seldi Margjegja në 9 raste ka përfituar kredi me vlera 1000-3400 euro, pas aplikimit me karta identiteti false.
21-vjeçari i falsifikonte kartat e identitetit duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë.
Të riut i janë sekuestruar 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.
“Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false”, bëri me dije policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
hahahahha, kur u prodhuan kartat ne fillim, thane qe jane edhe me cip , pra qe mund te validoheshin nga pajisjet perkatese. Nje mut funksionuan. Dhe kjo ishte ne kuader te nje koncesioni te dhene nga qeveria e sali berishes, mutit te madh te shqipetareve!