Favorizuan ndërtimet pa leje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së

4 Nëntor 2025, 11:00Kronika TEMA
Favorizuan ndërtimet pa leje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër–Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masa sigurie personale për një punonjës policie dhe tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Vau i Dejës.

Kjo pasi tre punonjësit e IMT-së si dhe një efektiv policie akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar një ndërtim të paligjshëm në Vaun e Dejës. Për ta, gjykata ka vendosur masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Personat ndaj të cilëve janë marrë masat janë:

 A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.

D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.

M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Lini një Përgjigje