
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një pedofili nga Kavaja që ngacmonte seksualisht vajza të mitura.
Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Facebookut” me vajza të mitura 13-14 vjeçare duke u dërguar foto dhe video intime dhe me pas kërkonte takime me to.
Gazetarët e Fiksit hapën një profil në “Facebook” dhe direkt pas dërgimit të ftesës, Artan Daiu i shkruan të miturës dhe i kërkon që të kenë një lidhje së bashku dhe pse ai është në moshën e babait të miturës, 55 vjeç.
Mesazhet që pedofili i nis një 14-vjeçareje janë perverse, që nga mënyra si kryhen marrëdhëniet seksuale, si do të bëjnë seks oral dhe çdo gjë tjetër.
Madje ai i dërgon foto dhe video të organit të tij gjenital në FB dhe i kërkon të miturës që edhe ajo t’i dërgojë organin e saj.
Pas disa ditë komunikimi në FB pedofili dhe bashkëpunëtorja e Fiksit lënë një takim. Takimi i parë zhvillohet ne Durrës. Për të qenë larg njerëzve dhe në qetësi i kërkon të ‘miturës’ të shkojnë në vende të fshehta. Vendin e zgjedh ai dhe kërkon ta takojë të miturën tek stacioni i trenit larg syve të njerëzve. Që në takimin e parë pedofili provon me vajzën duke i vjedhur një puthje edhe pse kjo e fundit refuzoi. Më pas në ndarje ai i kërkon që ta shoqërojë deri në shtëpi.
Pas këmbënguljes së vajzës ai qëndron në Durrës. Por sërish vazhdon mesazhet drejt të miturës duke e pyetur edhe për puthjen që i dha, se përse e mitura deshi ta refuzonte, por mbi të gjitha interesohet nëse asaj i pëlqeu puthja. Por nuk është edhe aq delikat kur e di që flet vetëm me një 14 vjeçare, pasi më pas ai i shkruan “Ndjeve emocion kur të putha? Madje ti dje dhe u nj… poshtë, ndërrove dhe mbathjet“.
Por 55-vjeçari Artan Daiu nuk mjaftohet me kaq, ai i kërkon të miturës tjetër takim. Kësaj radhe ai udhëton drejt kryeqytetit. Bashkëpunëtorja e Fiksit i lë takim në një lulishte në Tiranë, vend mjaft i populluar. Pasi takohen pedofili i kërkon të largohen që aty në një vend më të qetë, pasi rreth e qartë ka shumë njerëz. Gjatë gjithë kohës ai rri si në gjemba duke para sesa afër i afroheshin njerëzit.
Madje shpesh herë i thotë dhe vajzës të ndërpresin muhabetin, pasi po kalojnë apo janë afruar njerëz. Aty pedofili fillon sërish t’i flasë në lidhje me seksin. I shpjegon arsyen se pse i dërgoi foto dhe video organin e tij seksual për ta përgatitur atë. Por mbi të gjitha në bisedën e tij më të miturën pedofili e vë theksin tek fshehtësia që duhet ta mbajnë lidhjen e tyre.
Njëkohësisht gazetarët e Fiksit që monitoronin situatën kishin njoftuar edhe policinë. Punonjësit e Komisariatit nr.2 ndërhyn duke e arrestuar në flagrancë në qendër të Tiranës në prani të gazetarëve dhe bashkëpunëtores.
Ai duhet kuruar, trajtuar ne spital..pasi burgosja nuk besoj se sjell ndryshim te ai, dhe te të tjeret si ai.
Ai duhet te beje burg, nuk ka asnje semundje. Ai kujton se mund te bej gjera te tilla, pa e kapur ligji. Fakti qe ai e con vajzen e mitur ne vende pa njerez, tregon qe e di mire cfare po ben. Mbasi te mbaroje burgun, duhet ti vene nje bracelett me sinjale, qe te dije policia ne cdo moment ku ndodhet. Nuk duhet te afrohet afer shkollave, parqeve, kopshteve. Nqse kapet afer tyre, shkon perseri ne burg.
E kemi ndjekut me kenaqesi fix-in, por mendoj se eshte e domosdoshme qe per shume probleme te ndryshoje qendrim, pasi jovetem ben gabim, por deri krim me veprimet e disa gazetareve te tij. Po marrim disa shembuj, Ky don zhuani kavajas eshte pergjegjes per ngacmimet ne face book te te mitures, por sa per kete inskenimin fix fare mendoj se ben krim dhe kavajsi nuk ka asnje krim. Se pari vajza nuk na qenke 14, por 21 vjece, dhe se dyti asaj i kruhej vete dhe duhej njeri qe te kruhej me te. Mendoj qe fix fare duhet te mos behet palaco ne media. Ne Vaun e Dejes per shkak te palacolleqeve te fix-it dhe vajzes debile te tij, dha jete nje qytetar, kush mbajti pergjegjesi!!! Diku ne jug te shqiperise, sipas fix na ishte nje ure mbi dy tuba ku rrezikoheshin qytetaret, pergjigja e pushtetit vendor ishte shume e sakte, ai kalim do mbyllej sepse nuk ishte ure por tubacion uji dhe qytetaret nuk kishin pune aty, por fix-i cfare donte per kete problem!!! Ky rasti i fundit ku provokohen qytetaret dhe bile arrestohen nga policia pa te drejte, fixi cfare kerkon, nuk mjafton policia. Raste te tilla ka me shumice nga fix dhe mendoj se do te kete derisa fix ka akoma mentalitet anadollak. Mendoj se secili institucion apo edhe qytetar duhet te ruhet nga mashtrues e provokatore si keta te fix, duke respektuar ligjin dhe rregullat e shtetit me korrektesi. Gazetaret te bejne punen e tyre duke mbajtur vendin qe ju takon.
Shume e drejte fati, keta gjobvenesit e fiksit te filipos cakulis e kane doren te rende. Ato nuk pyesin per hallet e njerezve, por hapin tema vetem per te bere leke per vete. Shantazhojne njerez, inskenojne situata e cfare nuk bejjne, ptfuuu.