Ishte i dehur, 21 vjeçari anglez rrëzohet nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi

1 Qershor 2022, 20:48Kronika TEMA

Ishte i dehur, 21 vjeçari anglez rrëzohet nga kati i tretë i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dhërmi. Një i ri anglez dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i tretë i një hoteli. 21 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    jane mesuar qe behen tape ne angli keta, qe eshte rrafsh, s'e dine qe ketu eshte terren dhish?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje