Flet pronari i gurores së Rrajave: Bilbili Maja donte para, ka ardhur me automatik

9 Korrik 2023, 09:30Kronika TEMA

Flet pronari i gurores së Rrajave: Bilbili Maja donte para, ka ardhur me

Alfred Karaj, bashkëpronar me Përparim Rrajën në guroren në Borizanë të Krujës, zbuloi në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, përplasjen e tyre me pjesëtarët e fisit Maja.

Në versionin e tij Karaj, thotë se Bilibil Maja i bënte denoncimet që të përfitonte para prej tyre.

Ai tha se gurorja respekton distancat me fshatin dhe banorët nuk janë ankuar asnjëherë. Karaj shtoi se pas konfliktit të parë me fisin Maja, Bilbili u punësua në gurore, por duke parë intensitetin e punës donte të përfitonte më shumë para dhe ndaj kërcënonte punëtorët të ndalonin punën.

“Ky konflikt është i dy tre personave që kërkojnë të përfitojnë pa punuar, të vijnë të marrin ndonjë rrogë dhe të ikin. Unë me banorët e Borizanës shkoj shumë mirë, madje kam dhe punonjës. Ky është problem i një personi, i cili mbledh dy tre persona mbrapa dhe quhet Bilbil Maja dhe vjen dhe shantazhon puntorët. Më ka goditur punëtorët dy tre herë në kantier. Ka ardhur dhe me armë Bilbil Maja bashkë me Jashar Majën dhe me automatik ka marrë dy punëtorë në makinë dhe i ka kërcënuar.

Nuk i kam denoncuar se nuk doja të bëja konflikt më të madh. Nuk doja ta agravoja situatën se fshati është miqësor. Shtëpia e Bilbil Majës është 800 metra nga këtu. Bilbil Maja ka ardhur të marrë ndonjë copë. Arritëm bëmë një marrëveshje kur bëm konfliktin e parë. Më tha më fut në punë të lag rrugën, i thashë hajde fillo puno dhe caktoje vetë rrogën. Pa shumë kamiona dhe pa shumë punë dhe diku iu rrit oreksi për ndonjë punë më shumë ose ndonjë lekë më shumë. E refuzoi më tha më ke bërë zhurmë. Çfarë zhurme të vijë ta matë ministria, unë respektoj distancat. Punonjësit e mi ndihen të kërcënuar, pasi vjen këtu dhe i ofendon dhe i kërcënon.

Nuk kam bërë denoncime jam munduar ta zgjidhë vetë me shoqëri dhe me miqësi. Nëse kjo gurore do t’i krijojë 1% problem fshatit e firmos para medias e heq unë guroren”, tha Karaj.

11 Komente

  1. A
    Arzt

    800 metra... respektoj distancat thote ky...

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK

      Nuk ka mundesi qe kjo Shqiperi e ogel te kete kete lloj korrupsioni dhe te mos vendoset ligji! Por mendoj qe policia eshte pjese vete e ketij kaosi! Drejtesia patjeter,politikanet pa diskutim! Si i behet! Duhet kohe! Duhet mentalitet tjeter! Na duhet edhe nje brez tjeter per te vendosur shtetin! Albinit dhe Kosoves do t'i duhet sa kohe do te kete jete ne toke te vendose shtet!

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhino

        Po kto qenie nuk jan bo njerez ne 600 vjet si do bohen pas nji brezi or ti. Pse bohen njerz mamursit fushkuqsit leqsit ????

        Përgjigjjuni
      2. Çim kruja i fushes

        Filloi versioni i shpetimit nga burgu i sugjeruar nga avokati. Nuk ngjit o avukat leshi se Rrajat jane bandit te rangut te larte dhe sguxo kush me i marr pare. Nga ftyra e qafa edhe ti soj banditesh dukesh. Gjeni ndonje alibi me kryeministrin qe te mbrohni o Kara.

        Përgjigjjuni
        1. N
          New York

          O Cimo me duket se te 2 fiset Janet gjak mafiozi dhe karakurvash

          Përgjigjjuni
        2. a
          armand

          Ja dhe rrumpalla tjeter qe u mundua ta "zgjidh" ne menyre allashqiptarce problemin pa' bere denoncim , kuptohet vetem nqfts po' thote te verteten por dyshoj.

          Përgjigjjuni
          1. O
            On

            Ajo leje eshte totalisht kunder ligjit...fajin e kane zyrtaret qe e kane dhene jo pronaret e as policia....ktu cdo faj ja lene nje policies te papaguar e te keqtrajtuar...pse nuk mereni me zinxhirin qe ka dhene lejen nga min e ekonomise, mjedisi e bashkia....

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              Kush te beson Ty tani...or pellumb i paqes?!Mbyllini ato dreq guroresh e MOS HAPEN me KURRE.Po shisni guret e malit ju dhe ju duket vetja kushedi...! SHATI, ajo eshte qe duhet te beni...bjerini shatit!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Me ne nuk merret vesh, duam pune dhe kur hapim nje kantier pune nuk na pelqen. Shume gakort qe te behen me rregulla dhe standarte qe mos te shkaktojne problematika, por ne hece nuk duam, hidrocentrale nuk duam, ujsjellesa qe marrin uje nga diku nuk duam, atehere si do te zhvillohemi? Gurore ka edhe ne vende te tjera. Duket qe te dyja palet ketu kane bere probleme per te nxjerr perfitimet e tyre.

                Përgjigjjuni
              2. M
                Moni

                Aty shkoi te kercenonte dhe komshiu im 100 vjecar me bazuka. Donte me nxjerr leket per proteza te reja dhembesh! Po ca i keni keto alibira idiote se late nam...

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Llazar polenja

                  Ik ore spurdhjak muti se shpif muti se po i heqin licencen

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje