Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, prej disa javësh, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin policor të koduar “Shame”.
Si rezultat i këtij operacioni, u zbuluan në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe u arrestuan në flagrancë:
-shtetasit kinezë K. Ch., 44 vjeç, dhe R. C., 38 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i vulave , stampave ose i formularëve”, të kryera në bashkëpunim;
-shtetaset kineze e braziliane L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Shqiptarë A. P., 38 vjeç dhe L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.
Më tej, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 pronarët e apartamenteve shtetasit A. V.,46 vjeç, B. H., 36 vjeçe dhe sanitarja shtetasja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.
Sa e zellshme prokuroria dhe policia kur bëhet fjalë për kurva
Bravo policia. Ket lloj "krimi" e nuhasni si qent e gjahut dhe e neutralizoni menjehere. Po pse ore gomere te besh seks, nje nevoje jetesore, njesoj si te pish uje apo si hash buke duhet ndaluar? Uji tashme eshte me para edhe buka me para, pse seksi te mos jete me para? keshtu do te hyni ne BE? O tufa e budallenjeve? legalizoheni sherbimet seksuale, licensoni bizneset konform regullave te BE-se dhe pastaj luftoni informalitetin nese do te kete. Turp!
Qia robt, pse kane filluar dhe arrestojne klientet tani? Ore sjeni ne rregull, do qime a sdo qime ne?
Ju q.... M..... Polici kurvash cpune keni me klientin