FOTO/ Armiku i Ervis Martinajt u vra në sy të djalit në qendër të Athinës, kush është Roan Brahimi

10 Maj 2024, 09:09Kronika TEMA

FOTO/ Armiku i Ervis Martinajt u vra në sy të djalit në

Roan Brahimi, i njohur si rival i ervis Martinajt, u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit në qendër të Athinës, në lagjen Vyronas (Byron) në Greqi.

32-vjeçari ishte në makinë me bashkëshorten Katerina Beqo e cila mbeti i plagosur dhe djalin e vogël, ku u qëllua nga dy persona me motor.

Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lëndëuar.


Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër.


Roan Brahimi, i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (9 maj 2024) në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.

32 vjeçari ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo dhe djalin e vogël kur dy persona janë afruar me motor pranë makinës dhe kanë qëlluar drejt tij të paktën 3 herë në një vrasje sa të mirëorganzuar aq dhe gjakftohtë. Nga atentati ka mbetur e plagosur 37 vjeçarja ndërsa djali i vogël ka parë gjithçka. 


Brahimi ka gjetur vdekjen në vendngjarje ndërsa gruaja e tij është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 (Ora lokale) në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari kur çifti kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojrave.

Lini një Përgjigje