FOTO/ Era e fortë rrëzon pemët dhe bllokon rrugën e Llogarasë

5 Janar 2026, 08:45Kronika TEMA
FOTO/ Era e fortë rrëzon pemët dhe bllokon rrugën e

Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë.

Gjithashtu, si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike.

Në vendngjarje ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë angazhuar për rikuperimin e furnizimit me energji elektrike.

 

Lini një Përgjigje