
Personat që shihni në foto janë 3 të arrestuarit nga policia në Elbasan të cilët akuzohen se kanë kërcënuar me pistoletë në kokë biznesmenin Eral Myftaraj të tërhiqej nga tenderi që ka fituar në Bashkinë e Tiranës.
Në foto janë babë e bir, Shaqir Alcani, 62 vjeç, dhe Algert Alcani, 27 vjeç si dhe bashkëpunëtori i tyre Edmir Boci, 37 vjeç.
Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore. Myftaraj nuk është tërhequr dhe katër personat e kanë kërcënuar se do t'i vrisnin anëtarët e familjes.
Ai ka bërë kallëzim në polici dhe pas një muaji hetime është realizuar dhe operacioni 'Tenderi' që solli arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Lini një Përgjigje