
Detaje te reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e së shtunës në zonën e Shkozës në kryeqytet, ku Roland Sinani vrau kunatën e tij, Migena dhe më pas i dha fund jetës duke vrarë veten.
Burime zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se fillimisht prindërit e Rolandit, Igbale dhe Gëzim Sinani kanë dhënë dëshmi kontradiktore, por pasi janë lënë që të marrin veten ata kanë treguar si ka ndodhur ngjarja.
Burime për Panorama TV bëjnë të ditur se prindërit i kanë dëgjuar të shtënat rreth orës 4 të mëngjesit.
Roland Sinani ishte zgjuar pak minuta para ngjarjes dhe kishte marrë armën e zjarrit të cilën e kishin pa leje.
Fillimisht është zgjuar nëna e cila është përballur me Rolandin në dhomën e gjumit dhe i ka thënë “Çfarë na bëre o bir”.
Djali ka qene i qete dhe i ka thënë të ëmës vetëm “ Vrava Migenën”. Pasi të dy prindërit kanë hyrë në dhomën e gjumit ku ishte dhe fëmija, janë shprehur se “kanë kontrolluar nëse Migena kishte shenja jete dhe a ishte lënduar apo jo fëmija”.
Më pas autori ka dalë jashtë në oborr dhe ka qëlluar veten.
Ndërkohë, babai ka dalë menjëherë pas të birit dhe ka marrë armën e zjarrit dhe është munduar ta fshehë pasi ka shpresuar që djali të shpëtojë dhe të merrte krimin përsipër.
Babai, Gëzim Sinani ka qenë kontradiktor në deklaratat e tij, pasi sic raportohet ai prej disa kohësh vuante edhe nga skleroza.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit, tip pistoletë.
Lini një Përgjigje