FOTO: "Të vrasim djalin", ky është biznesmeni që u kërcënua për tenderin 1 milionë euro

10 Prill 2023, 12:04Kronika TEMA

FOTO: "Të vrasim djalin", ky është biznesmeni që u

Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona. 

Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç dhe i shpallur në kërkim, 38-vjeçari me inicialet L.K., kanë kërkuar që Myftaraj të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë Tiranë.

Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore. Myftaraj nuk është tërhequr dhe katër personat e kanë kërcënuar se do t'i vrisnin anëtarët e familjes.

Ai ka bërë kallëzim në polici dhe pas një muaji hetime është realizuar dhe operacioni 'Tenderi' që solli arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. 

 

Lini një Përgjigje