Me armë në brez, del foto e Ramazan Rrajës në momentin e arrestimit

20 Prill 2023, 14:43Kronika TEMA

Me armë në brez, del foto e Ramazan Rrajës në momentin e

Ky është momenti kur Ramazan Rraja u arrestua një ditë më parë nga policia në një lokal në zonën e Fushë-Krujës. 

Në momentin e arrestimit Rraja ishte me pistoletë në brez, siç shihej edhe në pamjet e publikuara nga vetë policia.


Rraja duket i pashqetësuar nga arrestimi teksa është i rrethuar nga forcat e policisë. Ramazan Rraja, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut.

Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçari, shoqërohej edhe nga një njeri tjetër i botës së krimit, 39-vjeçari Louis Konomi alias Elton Llozhi, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

1 Komente

  1. b
    beni

    Keta plehra te vrasin me pabesi, por dorezohen pa cak e pa bam se jane trima te medhenj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje