Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e Dhionisios Alfred Belerit, duke vulosur kështu dështimin e radhës juridik të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës kundër dënimit të tij penal.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Belerit për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit (korrik 2024) dhe Gjykatës së Lartë (korrik 2025). Me këtë hap, rruga ligjore e Belerit brenda institucioneve shqiptare për të sfiduar dënimin e tij quhet e mbyllur.
Fredi Beleri, sot euro-deputet i zgjedhur si përfaqësues i Greqisë, u arrestua në maj të vitit 2023, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve vendore, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Ai u dënua me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pasi u provua se kishte ofruar para në shkëmbim të votave për bashkinë e Himarës.
Edhe pse fitoi zgjedhjet nga qelia, Beleri nuk u lejua kurrë të betohej si kryebashkiak. Më pas, ai humbi mandatin e fituar dhe aktualisht ushtron mandatin e deputetit në Parlamentin Evropian, pasi u zgjodh nën siglën e partisë "Demokracia e Re" të Greqisë.
Me këtë vendim të fundit, Gjykata Kushtetuese la në fuqi verdiktin e drejtësisë shqiptare, duke mos gjetur shkelje të procedurave kushtetuese gjatë procesit të tij gjyqësor.
Vari lesht, antishqipetare si ky kemi plot, por nuk na prishin pune. jemi popull i zgjuar dhe dime te mbijetojme.
Nuk deshtoi ne asnje gje, thjesht fitoi te drejten per ta drejtuar çeshtjen e tij ne Strasburg!
Fredi Bejleri...ja na TREGO, ku e bere "Kursin e Hidraulikut" ne Qipro?? TANI TI MUA SI "Shoke" qe me kishe ma the kete me 1992-shin ne Iraklio Kreta te Greqise??Mos kujton se kame Harruar??Dhe Degjo Bjeleri:Mos e shkel me kembe Buken e Shqiperise....se ta Dergoj Dosjen ne Bruksel dhe Strasburge....e more veshe....(Nuk te harron shoku i Kursit)...
Po akoma nuk e ke dèrguar ??? Fotokopjoje qè tua dèrgojmè nga njè kopje gjithè eurodeputetève tè " leshit" .
Edhe jete e beri gjykata. Proteste me talibanet para gjykates. Ftohet per te marre pjese gjithe lobi grek Poshte Edi Rama!
Bravo GjK qe nuk u tut nga Micotakis per Belerin. Tani Saliu, Beleri e Micotakis filloje ne kor te shajne GJK.
Ky kriminel qe vrai tre ushtaraket ne kifi duhej te ishte para toges se pushkatimit e jo te kerkoi drejtesi per votat e vjedhura ne himar se bashki me sali serbin
Kjo ndyresire duhet te jete ne burg, si mund te besohet BE kur ka ne mes tyre kriminele, hajdute e pederaste….???!!!
Notmale, qe ne kete vilajet turko-arab, veprojne gjithandej ligjet e sheriatit, ku dirigjon ajetollahu i surreli, me mbeturinat osmane.