
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë.
Dënimi do t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove. Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për Dedjan, por Gjykata dha dënimin me 6 muaj.
Bashkim Dedja është i pari nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar nga vettingu që dënohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu janë ende nën hetim.
SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim, por ky pretendim i tij nuk e ka bindur Prokurorinë.
Sipas akuzës, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m katror në Tiranë lidhur me një hua 10 mije euro të marrë nga kunati i tij. SPAK thekson se nga hetimi huadhënësi rezultoi në pamundësi për dhënien e kësaj huaje.
Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.
Ish-kryetari i gjykatës kushtetuese e kaloi shkallen e parë të vettingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.
Shume mire qe denoni keta Ishat e Drejtesise,Po Adriatik Llalla pse e lare te Ikte ne Itali,dhe tani pret te marre Azikin si i Persekutuar Politik.Ku ky Dedja be jrahasim me Kryeprokurorin.Adriatiku ishte i 99,me Dashnore te deklarume,me Burrin e Dashnores Kryeprojurir ne Elbasan,me Mijra Ha toke,me Vila,dhe tani i Lire.Ju Dhjefsha Drejtesine:Adriatiku ishte Vegel e Likes dhe Sales,Prandaj nuk Denohet kurre.Reforme ne Drejtesi,Phhhh.
U denua po sdo beje burg do paguaje ca nga leket qe ka vjedh. Po shtepite si e bleu bizneset makinat shpenzimet me cfare i mbulon. O pika o popull qe ju hani ende sapun per djathe dhe besoni se do bejet ai vend.
OK,bravo.Nuk i heq anje presje komentit tuaj. Dedja,ne krahasim me te tjeret eshte nje mize,kurse ka nga ata qe lozin me miljarda dhe drejtesia nuk i prek fare si Berishe me Meten duke pretenduar se nuk i hetojm thot SPAK se i ka kaluar koha. Pika qe nuk i bje SPAK-ut
Po Entela Prifti ish kryetarja e Apelit te Korçes, qe fahehu nja 10-te apartmente ne Tirane, dhe vazhdon te jete e "nderuar " dhe "respektuar "
Lereni komedin me sherbim prove sekuestroni pasurin dhe mjafton
Epo kur ka vjedhur ky qe kur dilte ne tv te keputete shpirtin si ndonje morr i ngordhur mendo pastaj ata derrat e fuqishem te rraces ata te orave te shtrenjta e te makinave super te shtrenjta kane bere kerdine apo , (ata qe ishin te lidhur me Sali kriminelin Liken qe pazaret i benin nen hyqmin e tyre ) c’fare mase denimi meritojne te pakten gjysmit duhen varur pjesa tjeter me burgim te perjetshem . Ndersa ata qe i emeronin dhe i mbronin kur ndonjerit aty ketu i delte problem ata kuptohet kush duhen djegur ne furrat e kerqeles . Nuk e kuptoj c’do methene sherbim prove pse aplikohet vetem per keta dhe jo per fakirat , pak i kane rene me top tere jeten po edhe ne gjyq ata te priviligjuar ne fakt duhet te ndodhte e kunderta sepse ata e njohin ligjin dhe e kane shkelur me vetedije te plote . Me kujtohet njehere Likja thoshte me Shpresa Becaj flas une se i cova gocen ne ambasade dmth e rregulluar puna qe ku buronte uji e njerzia prisnin dretesi .
Te shkerdhefte Kina o gjykates, ta kishe denuar te pakten nje muaj me burg dhe pjesen tjeter me denim prove, qe ta pesonte ne kurrizin e tij se çfare do te thote te kapes sapunin. Se shume veta Po e kapin sapunin ngaqe ky gjyqtar matrapaz i ka denuar me pa te drejte
Nëse ka dënim më kot dhe tallje eshte ky. Me aq vite pune dhe ne ate vit qe rezultonte e blere apartamenti ne Durres ku cmimet ishin nga 15 milion lek nje apartament, edhe me fakiri ne adm e kishte blere Bejne shembull kot, nuk ngjisin, se njerzit e dijne kush duhet denuar, por aty sja u mban Si duket Dedja drejt e drejt, pa njeri qe ta mbronte, gjynah ke Zoti
Të gjithëve merrini pronat që nuk i kanë të justifikuara, atehere mos i fusni në burg, kurse te gjereve që nuk i dorëzojnë futini në burg.
Sic shikohte prandaj kush iken dhe ka mundesi , ikni sa me pare,,se kudo qe do jeni te pakten keto probleme stresi nuk do ti keni... Imagjinojeni duke filluar nga Nano e me rradhe ,,,secili ka Vila apo nje Apartament Lluksoz ne EU deri ne Australi dhe Kine.. Politiaknet ne pergjethsi mbajne njeri tjetrin,,vetem nje pakice qe eshte fakir dhe seshte ne Grup shkon mbase per leshe..
Shume rende e kane denuar duhesh me 4 ore e 30 minuta burg!