FOTO: Ky është 33-vjeçari që u qëllua me armë në Vlorë

26 Qershor 2023, 13:44Kronika TEMA

FOTO: Ky është 33-vjeçari që u qëllua me armë

Ky është 33-vjeçari Tonin Ramaj (Hosaj), i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë mesditën e sotme në një lokal në Vlorë.

I riu me dy mbiemra është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka dyshime se kanë qenë dy autorë të ngjarjes, të cilët pas të shtënave janë arratisur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

1 Komente

  1. p
    prenga

    Qenka vlonjat puro!Imagjinoni nje vlonjat me vendbanim dhe prona ne veri!!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje