Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, një i plagosur

26 Qershor 2023, 12:48Kronika TEMA

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, një i plagosur

Të shtëna me armë janë regjistruar në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur 33-vjeçari Tonin Ramaj. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3” në Vlore, ku Ramaj kishte edhe shtëpinë.


Ai është qëlluar 4 herë poshtë pallatit ku banonte. 33-vjeçari është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori ka qëlluar në këmbë, ndërsa shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. 

 

 

Lini një Përgjigje