"Nuk jam në gjendje të përballoj burgun", Lefter Alla kërkon sërish lirinë në GJKKO për shkak të problemeve shëndetësore

26 Qershor 2023, 09:57Kronika TEMA

"Nuk jam në gjendje të përballoj burgun", Lefter Alla

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla vijon përpjekjet me drejtësinë për t’u liruar nga qelia me pretendimin se është sëmurë dhe se qëndrimi prapa hekurave i rrezikon jetën.

Alla depozitoi përmes avokatit këtë të hënë në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar prova të reja nga ekspertët mjekoligjore.


Sipas avokatit, Hysni Demiraj gjatë një kontrolli të bërë për gjendjen shëndetësore ka rezultuar se Alla nuk është i në gjendje të përballojë burgun.

Seanca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30. Alla pas arrestimit u shtrua në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë rreth 3 milion euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjetër Bulqizë.

4 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Per fatura dritash 2 vjet per 2 gjella deti ne 1 ri nga fshatrat e Tiranes haptazi me probleme të shëndetit mendor 1.8 vite burg Këta vjedhin miliona asnjëri se përballon dot burgun???

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Hajdut robqirë dhe i degraduar. Si kujtove ti se vjedh dhe korrupton dhe si shperblim shkon me pushime. Edhe injorant.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petrit

        Burgu per burra eshte, prandaj lirojeni menjehere.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          E çuditshme me këta hajdutët tanë: kur vjedhin, janë shëndoshë e mirë; kur i kapin, janë të sëmurë për të përballuar burgun. Siç duket, vetëm populli është i stërvitur për të përballuar burgun. Pehrat e dreqit! Ndyresira!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje