Video skandali i Safet Gjicit, Alma Koçi e fshehu kamerën në gotën prej kartoni

26 Qershor 2023, 10:45Kronika TEMA

Video skandali i Safet Gjicit, Alma Koçi e fshehu kamerën në

Janë zbardhur detaje të reja rreth video-skandalit të publikuar ku shfaqej kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici teksa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij të Bashkisë.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Gjici ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari.

Ish-kryebashkiaku do të dalë ditën e sotme para GJKKOS-së. Seanca është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa ai akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Ndërsa, 40-vjeçara, e cila është në masën ;arrest shtëpie’ akuzohet për korrupsion aktiv.

 

 

Lini një Përgjigje