Shqipëria “korridor” droge? Në gjysmën e parë të vitit 62 kg heroinë, 11 kokainë

26 Qershor 2023, 16:00Kronika TEMA

Shqipëria “korridor” droge? Në gjysmën e parë

Edhe këtë vit Shqipëria është shndërruar në “korridor” ku qarkullojnë dhjetëra kilogramë drogë.

Në operacione të ndryshme policia ka sekuestruar sasi të mëdha heroine, kokaine dhe kanabisi që është droga më e përdorur.

Sasia e kanabisit të sekuestruar nga fillimi i vitit deri më tani llogaritet mbi 790 kg, ndërkohë që policia vijon punën për goditjen e kultivimit. Nga fillimi i vitit deri më tani janë asgjësuar mbi 75 mijë rrënjë kanabisi çka tregon se lufta me këtë narkotik në Shqipëri nuk është ende e fituar.

E konsiderueshme ka qenë dhe sasia e heroinës së sekuestruar në vendin tonë në 6 muajt e parë të vitit. Në operacione të ndryshme policia ka sekuestruar 62 kilogramë heroinë por në asnjë prej tyre nuk ka mundur dot të shterojë pyetjet nga vinte heroina dhe të zbërthente gjithë rrjetin që merrej me tregtimin e saj me shumicë apo pakicë.

E lartë ka qenë dhe sasia e kokainës së sekuestruar. Në të gjithë vendin policia ka kapur 11 kilogramë, 9 prej të cilave vetëm në Tiranë ku janë goditur disa grupe kriminale bashkë me shpërndarësit.

Në tragetin e policisë tashmë janë dhe drogat sintetike të cilat sjellin pasoja vdekjeprurëse për shëndetin.

Një fenomen i ri është tregtimi i drograve dintetike nga turistët e huaj kryesisht në plazhe, për luftimin e të cilit policia e shtetit ka marrë masat dhe ka kryer disa operacione.

2 Komente

  1. k
    k

    Mos donit të thonit “ autostradë me 4 korsia”???

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      PA DROGE DHE PROSTITUTA NUK KA TURIZEM ..............MOS PRISNI SEPSE AI QE IKEN PER TURIZEM NISET PER AVENTURE........PO TE QE THJESHTE PUSHIMET I BENTE NE SHTEPINE E TIJ....... PROBLEMI MBETET SE SI MUND TE ZGJIDHET............JA PSH.1...MBYLL SYTE.....2.RREGULLOJE ME LIGJ(KANABISI TE JETE I LEJUAR PER MOSHAT MBI 18 VJEC. PROSTITUTAT TE LEJON NE VENDE TE POSACME TE KONTROLLUARA E TE RREGJISTRUARA SI SUBJEKTE .)..................GJERMANIA E KA TE LIGJERUAR DHE HOLLANDA ETJ....................PROBLEMI ESHTE SE TRAFIKANTET NUK LEJOJNE SHTETIN AS PER KANABISI DHE AS PROSTITUCIONIN............PRANDAJ DUHET SHUMICE PARLAMENTARE PER TA MIRATUAR LIGJIN .SI PER KANABISIN ,PROSTITUCIONIN DHE AMNISTINE FISKALE..............PER ATA QE SE KUPTUAN .......... .A E NDALON DOT PERDORIMIN E TYRE,AS IMAGJINOHET EDHE NE FILIPINE KU FILLOI TI VRISTE PRESIDENTI TRAFIKANTET NUK I NDALOI.........GJETJA E RRUGEVE QE SHTETI TE PERFITOJE DHE JO TRAFIKANTET ESHTE ZGJIDHJA...(PER DROGERAT E FORTA TE VIHET DENIMI MAXIMAL)......VETEM AHERE BEHET SHQIPERIA.........

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje