Gazetari që u plagos në 21 janar: Konsulli belg u thirr 13 herë në zyrë nga Berisha dhe Nishani

24 Janar 2023, 09:23Kronika TEMA

Gazetari që u plagos në 21 janar: Konsulli belg u thirr 13 herë

Gazetari Fatos Mahmutaj, ishte një personat i cili mbeti i plagosur në protestën e 21 janarit. Pas ngajrjes së rëndë, Mahmutaj u largua nga vendi duke kërkuar azil në Belgjikë.

Por miratimi i kërkesës së tij u mundua të pengohej nga Tirana.

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis, Mahmutaj tha se konsulli belg u thirr 13 herë në Tiranë nga Bujar Nishani dhe Sali Berisha, për të ndërhyrë tek autoritetet belge për të mos i miratuar kërkesën e azilit.

“Do tu tregoj një detaj personal, të cilin e kam mësuar në mënyrë miqësore. Belgjika ka një konsull nderi në Shqipëri. Në kohën që unë kërkova azil politik në Belgjikë, Konsulli i Nderit të Belgjikës është thërritur  13 herë nga institucionet shqiptare për të ndëryrë tek autoritetet belge për të mos më dhënë mua azil. 

11 herë e ka thirrur Bujar Nishani si ministër i Brendshëm dhe 2 herë e ka thirrur Sali Berisha. Aty drejtësia, politika dhe urdhrat funksionojnë si një bajraktar dhe jo si një shtet ligjor. Kjo është politika që bën Berisha.

E kemi nisur me Berishën dhe kemi 34 vjet që riciklojmë Berishën. Berisha nuk është përgjigjur për krimet e 2 prillit në Shkodër, për Remzi Hoxhën, për ngjarjet e ’97 etj”, tha gazetari.

2 Komente

  1. E
    Eni

    Po tani cfare te rrezikon pse nuk kthehesh? E di qe Sandri eshte miku I Rames tani?

    1. L
      Leo

      Bujar Nishani, nje rrugaç, terrorist qe i a kalonte edhe Gazidedes, ka vrare njerez qe kishin dijeni mbi trafikun e kokaines qe benin eksponente te lidgur me qevefitare te rensishem te para 2013-tes. Iku pa dhene llogari. Por po e jep atje ku dugef palaçoja.

      Lini një Përgjigje