Hetimet për 21 janarin, gazetari Artan Hoxha dëshmon në polici: Dy të vrarë janë ende pa autor! Ja personat që sot duhet të japin përgjigje

23 Janar 2023, 17:47Kronika TEMA

Hetimet për 21 janarin, gazetari Artan Hoxha dëshmon në polici:

Gazetari Artan Hoxha ka dëshmuar në Policinë e Tiranës në lidhje me një audio-përgjim për ngjarjen e 21 janarit. Në përfundim, gazetari Hoxha tha për kolegët e tij se edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ngjarje, mbeten ende pa autor dy vrasjet e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Për këtë ngjarje tha Hoxha, të vetmit që duhet të japin përgjigje janë kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha dhe kryeministri aktual, Edi Rama.

Hoxha thekson se “garda jo vetëm nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm të këtij vendi, i ka ekzekutuar me urdhër.”

“Duke ndjekur moton e avokatit Maks Haxhia, që ka thënë në kohë dimri atë që vijnë këtu duhet të vishen trashë. Siç e shikoni jam veshur me pallto leshi kështu që kam ndërmend të qëndroj gjatë.

Unë besoj se ca ka qenë publike e kam bërë, pjesa tjetër është çështje e hetimit.

Ajo që është fakt sot është se 12 vite më pas ne kemi dy të vrarë që janë ekzekutuar para syve të botës dhe janë pa autor.

Përsa kohë këto vrasje janë pa autor, kryeministri i kohës Sali Berisha dhe kryeministri i sotëm Rama duhet të japin përgjigje.

Ajo që unë kam nxjerrë së fundmi, garda jo vetëm nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm të këtij vendi, i ka ekzekutuar me urdhër.

Aleks Nika është ekzekutuar tek kulla, ka qenë në cepin tjetër të bulevardit.

Përsa kohë këto vrasje janë pa autorë dhe përsa kohë familja e tij nuk ka përgjigje, kryeministri i kohës, Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama duhet të japin përgjigje.

Kush e ka vrarë Aleks Nikën dhe kush e ka vrarë Hekuran Dedën? Duhet të japin përgjigje.

Dimë kush e ka vrarë Ziver Veizin.

Ajo që më intereson është që ti kthehet përgjigje familjareve të viktimave të 21 janarit. Nuk më intereson kush Rama apo Berisha. Të dy së bashku duhet ti japim përgjigje”, tha Hoxha.

3 Komente

  1. L
    LONI

    per kete guxim bravo te qofte artan,askush nuk doli te flasi kaq hapur me kete bande kurvash politakene,edi rama eshte me kurva,kurse maloku i vrau se aq kuptonte nga trashesia e trurit,kurse ky legeni i vret cdo vite me pordhet qe ncjerr cdo 21 janar gjasme si homazhe,kur thua te dy ke te drejtee,ose rama ka faj ose saliu,por per mua ka ky gomari i gjate qe nuk bere kurre drejtesi eshte plere dhe kaq.te pershendes artan per guximin.

    1. L
      LONI

      per kete guxim bravo te qofte artan,askush nuk doli te flasi kaq hapur me kete bande kurvash politakene,edi rama eshte me kurva,kurse maloku i vrau se aq kuptonte nga trashesia e trurit,kurse ky legeni i vret cdo vite me pordhet qe ncjerr cdo 21 janar gjasme si homazhe,kur thua te dy ke te drejtee,ose rama ka faj ose saliu,por per mua ka ky gomari i gjate qe nuk bere kurre drejtesi eshte plere dhe kaq.te pershendes artan per guximin.

      1. V
        Vranakonti

        Zoti Artan Hoxha! Deri tani je treguar burr,por do jete mire qe kjo burreri te jete deri ne fund sa hetimet te marin fund. Te jemi mirenjohes per kete guxim qe ke mare dhe po bene nje nga denoncimet me te medha qe, jane ne interes te popullt shqipetar i cili pret drejtesi te vertete. Ndoshta vrasesit dhe urdheruesi Sali Berishja mund te mos hetohet dhe denohet,se, dreejtesia eshte nen kembet e Saliut,por ama denocimi qe po beni ju,po trondite nga themelet banditin Sali dhe bandat e tij. Lapsi do vihet dhe do hiqet,por pika do ngelet.Kurajo dhe ec perpara pa frike.

        Lini një Përgjigje