GJKKO dënon me 6 muaj burg Sonila Qaton. Jepet vendimi edhe për 9 të pandehurit e tjerë

23 Korrik 2025, 18:00Kronika TEMA
GJKKO dënon me 6 muaj burg Sonila Qaton. Jepet vendimi edhe për 9

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj 10 të pandehurve, mes të cilëve ndodhej edhe ish-drejtorja e ATP, Sonila Qato. 

Ajo akuzohej për “shkelje të barazisë në tendera” gjatë kohës që drejtonte Agjencinë e Prokurimeve të Përqendruara.

Sipas trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka (kryesuese), Erjon Çela dhe Rudina Palloj, Qato u shpall fajtore për shkeljen e procedurave të prokurimit publik dhe u dënua me 6 muaj burg, i cili u konvertua në punë me interes publik, në total 60 orë, për t’u kryer brenda 6 muajve. 

Po ashtu, gjykata vendosi pezullimin e ushtrimit të funksioneve publike për 1 vit ndaj saj.

E njëjta masë u vendos edhe për tre të pandehur të tjerë, ndërsa shtatë të tjerë u shpallën të pafajshëm, pasi gjykata vlerësoi se mungonte vepra penale në veprimet e tyre. 

Vendimi i plotë i GJKKO

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon Prendi, E. G, Erdit Salillari, Sonila Qato, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani”.

2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 52, datë 23.07.2025 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Miranda SHKURTI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nikollaq MIHALI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të

K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale. 3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Admir PAHUMI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4.1. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Simon PRENDI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

4.2 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

5.1. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E. G. dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

5.2.Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit SALILLARI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.1. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Erdit SALILLARI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

6.2.Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila QATO për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

7.1. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Sonila QATO dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

7.2.Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti. 8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arbër TROKA për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

9. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Almir HOXHAJ për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Arjana HASANI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

11. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.

12. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

23 Komente

  1. A
    Albi_I

    Kryetarja e PS per Njesine 2 ne Tirane, anetare e keshillit bashkiak, dhe mike e vjeter e Lalit. Edhe kjo hajdute. A ka me?

    Përgjigjjuni
    1. x
      x Bythqimin e masiperm

      burre kurve lexo; "Sipas trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka (kryesuese), Erjon Çela dhe Rudina Palloj, Qato u shpall fajtore për shkeljen e procedurave të prokurimit publik dhe u dënua me 6 muaj burg, i cili u konvertua në punë me interes publik, në total 60 orë, për t’u kryer brenda 6 muajve. JO PER VJEDHJE, POR PER GABIME NE PUNEN E SAJ!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bledi

        Ashtu e, dmth te pilotosh nje tender sipas qejfit dhe interesit, qeka thjesht nje “gabim”? Je serioz ti apo te duken te gjithe dele qe nuk e dine ca ka bere Sonila Qato me tenderat? Ajo nuk akuzohet per vjedhje se ska prova por e sigurt ate ka bere, tjeter pune qe gjykata e ka lene me aq. Jo 6 muj por burg 16 vite e meriton, dhe tju behet mesim.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drimadhjoti

          Ama kinge e ke kete kusheriren. E kam pare me rroba banjo ne dhermi,hallall. Mos ki merak,edhe une si ti mendoj,nuk eshte hajdute,vetem ka gabuar

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xhemali

          Si ka mundesi. Edhe vajzen e ish antarit te Byrose Poltike shokut Llambi Gegprifti denojne keto gjykatat e koruptuara???!!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shvejku 2.0

            Pse dënim është ky? Duhet ti bënin klizma nepermjet anusit me pluhur kinine tre here në ditë, dhe lavazh te stomakut dhe veshëve cdo natë para gjumit. .. 60 orë punë pra 10 dite 6 orareshe pranë resortit ne Kep Mërli. Do matë sa te lagur jane guret ne fund te detit Jon 10 diteshin e pare te Gushtit..ky eshte denim per vrases seriale jo per bruneten e pafajshme Sonila. Kjo Irena me 3 mbiemra² qenka e pashpirt.

            Përgjigjjuni
        3. v
          vlora***

          Karaputana e Rames me veshet si gomere qe beri ATP-ne burdello,6 muaj per kok pakrehuren qe ka bere kerdine ? turp te keni

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mani

            Kur ska fakte kapesh pas gjerave te hamendesuara

            Përgjigjjuni
            1. k
              kacidhja

              GJYQESI KOTI. TE PAKTEN TE KISHEN DEMSHPERBLYER ARKEN E SHTETIT NE MASEN E DEMIT TE SHKATUAR.KETO LLOJ GJYQESH I HAPIN RRUGE VJEDHJES..........

              Përgjigjjuni
              1. 6
                60 vjeç

                "mbretin qe nuk pret koka e tallin, nuk e marrin seriozisht"

                Përgjigjjuni
              2. s
                sapa

                Po ate burg do ta bente cdo qytetar i thjeshte i ketij vendi o te degjeneruar plehra?Po pasuria qe u vodh prej tyre?

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Operacioni Zjarri

                  Qenka keputur ne bythe. 6 muaj per gjithe ate vjedhje? Imagjino qe edhe kete nuk do ta beje. Per nje cigare hashash ben 2 vjet burg. Po e frenokeni korrupsionin me keto denime. Kjo 6 muaj duhej te denohej vetem per gojoret qe bente tek agjencia e pronave.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Putin Gelboqja

                    Gojoret jane vetem per llafazane si ty, zonja eshte denuar per gabim ne pune e jo per vjedhje, por ne se nuk di te lexosh, mund edhe t'i kerkosh ndihme dikujt.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Operacioni Zjarri

                      Gelboqja gelboqe mbetet. Lexo o idiot. 7. Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila QATO për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim. E di cdo te thote shkele e barazise ne tender? Qe ti je i favorizuar ne tender ne krahasim me mua. Pra qe une nuk mund te fitoja tenderin se ta jepnin ty? tya ta jepnin per syte e bukur sigurisht jo se i fusje shukun e lekeve nen dore. Se cfare bundre ishte kjo e dinte gjithe ATP kur e gjente tape ne zyre me kembe mi tavoline bashke me nja dy bundra te tjera.

                      Përgjigjjuni
                  2. S
                    Samiu

                    E kam takuar ne 2009 ne Bashkine e Tiranes Sonilen. Femer me te bukur nuk ben nena.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhek

                      O komentues idiote u denua se fshtarin Dumani e ka pasur ne klase dhe si fshtar llapush qe ishte Sonila si fliste fare . Ne gjyq e ka hedhur Firma Gjoka se e skualifikuan ngaqe kishte fallsifikuer dok per rrugem e Arbrit (qe ne fakt akoma ska perfunduar dhe ka marre dyfishin e fondit fillestar) po keto si shikon Dumani dhe as shejtani ne kete vend hajdutesh.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FATMIRI

                        KA DAL VARJANTI I RI SHERBIM PROVE KESHTU JA HEDHIN TE GJITH ZYRTARET DUHET BURG QE TE LAJN GJYNAHET

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Llambi Gegeprifti

                          E paska keput ne mes ket hajduten e babit

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fevziu

                            Sonila Qato nje buçe dhe hajdute e madhe qe shkateroi ATP!

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Iliria

                              Kjo eshte tallje qe ju behen shqiptareve , ai qe nuk eshte jurist nuk e kupton . Keta nuk jane te denuar , ky eshte bllof. Neni 63 i K.Penal per ta konvertuar denimin me burg ne pune ne interes publik , pas perfundimit te punes nga keta piranja , ky denim quhet i paqene. dhe keta kane te drejte te futen prape ne administrate apo te kantidojne per te vjedhur prape shqiptaret. Suksese ne jete shqiptare.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Ce deshe aman

                                Sa bukur, vetem E G eshte me iniciale, gjith te tjeret me emra te plote! ????

                                Përgjigjjuni
                                1. h
                                  hzizi

                                  O na rrofte spaku! A thua te gjitha akuzat e ketij fare spaku do te perfundojne keshtu, me pune ne komunitet? Atehere perse u ngrit spak-u per te bere loje luftash, si ne kohen e femijerise tone. Ku vajti gjithe ai pompozitet per korrupsionin tek ARSH-ja, kur te gjithe te arrestuarit apo akuzuarit dolen te pafajshem?!!! Na rrofte dumani, pa korrupsioni nuk do tja dije fare, por fare!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    rrugori

                                    Prandaj vidhni vidhni, vidhni! Ne fund mund te denoheni me ca ore pune ne komunitet. Parate e vjedhura mbeten ne xhepat tuaj! Kjo eshte Shqiperia "Qe NUK BEHET " !!!!!!!!!!!!!!! Arkitektet e kesaj Shqiperije jane kryepushtetaret aktuale.!!!!!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje