SPAK merr të pandehur dhe policin e burgjeve, e akuzon se i dha Veliajt telefonin

23 Korrik 2025, 17:42Kronika TEMA
SPAK merr të pandehur dhe policin e burgjeve, e akuzon se i dha Veliajt

SPAK i ka komunikuar akuzën edhe një polici të burgjeve, i cili akuzohet se i dha kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një telefon gjatë shoqërimit të tij nga Durrësi.

Fatjon Baci, është polici që akuzohet se i dha telefonin për të komunikuar kryebashkiakut Veliaj gjatë kohës që transportohej nga IEVP Durrës në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë.

Episodi dyshohet se ka ndodhur më datë 11 mars 2025.

SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzat personave nën hetim për dosjen Veliajt.

2 Komente

  1. k
    kxp

    Kur do arrestohen policat qe lejuan Berishen te mbante konferenca shtypi nga dritarja kur ishte ne arrest shtepie?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergji

      Cfare ka per tu cuditur?! Ta kalbin brenda!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje