Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka ngritur edhe një herë shqetësimin se procesi gjyqësor ndaj tij po zhvillohet në kushtet kur ai nuk është njohur plotësisht me dosjen dhe provat e SPAK.
Në seancën e sotme të GJKKO-së, e cila u shty, Ndreca deklaroi në sallë se 24 fashikuj digjital nuk i janë vënë ende në dispozicion mbrojtjes. Sipas tij, vendimi nga treshja e parë e gjykatësve, për njohjen e plotë të të pandehurit me aktet nuk është zbatuar.
“Gjykata e themelit, para se të ndahej çështja, ka urdhëruar që Veliaj të njihet me të gjitha aktet. Ky vendim nuk është zbatuar. As unë dhe as Veliaj nuk kemi akses në prova, ende nuk kemi kopje. Kjo kohë, deri në seancën tjetër, duhet të përdoret për të na vënë në dispozicion provat digjitale”, tha ai.
Seanca e sotme u shty për mungesën e avokatëve të disa të pandehurve të tjerë në çështje. Ndërkaq, lidhur me kërkesën për pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn, kjo u kundërshtua nga avokati Ndreca, i cili e cilësoi antikushtetuese dhe të pabazuar, duke argumentuar se mungesa e disa të pandehurve nuk mund të cenojë lirinë e Veliajt, pasi ai ka pasur gjithmonë përfaqësim ligjor në sallë.
Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj Veliajt dhe shtyu seancën për në datën 10, në orën 11:30. Në seancën e radhës, treshja gjykuese do të të shprehet për kërkesat e Ndrecës për t’i vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat dixhitale.
Edhe në seancën e sotme, GJKKO nuk i lejoi kamerat të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në sallë për transmetimin e seancës live, me argumentin se prania e tyre ndikon në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor.
Ata qē kan pērfituar nga ndihma tij me tē drejt apo dredhi, ja bēnē gtopēn duke e denoncuar si te filmi rrethimi vogēl me kadri roshin.Sot rasti tij ēshtē i koklavitur pasi jan provat me fakte dhe pjesērisht tē pranuara nga kryebashkiaku artificial i Tiranës.Oreksi vhen duke ngrēnē, ndaj kohēt e fundit ishte kategorik nē bashkpunim.
Eri fiku ishte ne rregull por ja hengren koken fukarait nusja me vjeren prandaj e ka hallall te ngordhi ne burg qerratai fiku nuk duhet te dali prej burgu deri sa te dalin te gjithe te burgosurit e pafajshem per nje cigare jane denu bastardi