Goditën 27 herë me thikë të riun në ‘ish- Bllok’, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

26 Janar 2023, 12:48Kronika TEMA

Goditën 27 herë me thikë të riun në ‘ish-

Maren Hoxha, 27-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga blutë e kryeqytetit pasi ishte i shpallur në kërkim, si një nga autorët e plagosjes së 40-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në ish-bllok.

Bashkë-autori tjetër i dyshuar, Heridon Hasa, është ende në arrati, ndërsa autoritet vijojnë punën për kapjen e tij. Hoxha dhe Hasa njihen nga policia e Tiranës si përdorues të lëndëve narkotike.

Kush është 40-vjeçari që mbeti i plagosur?

Eder Dorzi rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar në Itali për shkak se ndaj ishte lëshuar urdhër arresti nga gjykata e Milanos si i përfshirë në një organizatë kriminale dhe prostitucion.

 

Lini një Përgjigje