Dhunohet gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij, policia shpall në kërkim dy persona (zbardhet dëshmia e gazetarit)

25 Janar 2023, 19:39Kronika TEMA

Dhunohet gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij, policia shpall

Gazetari Elvis Hila është dhunuar në Lezhë nga dy persona. Sipas kallëzimit të vetë gazetarit në polici kjo ka ndodhur për shkak të detyrës, gjë të cilën e konfirmon edhe policia.

Blutë e Lezhës sqarojnë se ngjarja ka ndodhur sot (25 janar) rreth orës 16:40, ku dy personat i kanë dalë përpara gazetarit dhe e kanë dhunuar. Në këto momente ka ndërhyrë edhe bashkëshortja e tij, e cila edhe ajo është dhunuar fizikisht.

Dy autorët e dyshuar janë shtetasit Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të gazetarit.

Gjithçka lidhet me lajmin që Report TV, ku Hila punon, ka publikuar ditën e sotme për një person që është dënuar në Lezhë me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

Njoftimi i policise

Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Dëshmia e gazetarit

“Rreth orës 16:42 isha me bashkëshorten time dhe jam telefonuar nga një tjetër shtetas me numrin “+355693638336″ i prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kërkoi që të takoheshim përballë Bar Firence në afërsi të rrugës së spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin në fjalë dhe ka dalë nga një automjet tip Golf 6 i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Nga kjo makinë ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e të cilit nuk e di. Më thanë që të parkoja makinën dhe të dilja nga makina.

Unë e parkova në anën e rrugës së vjetër të spitalit dhe aty me janë afruar personat në fjalë të cilët unë i identifikova si Paulin Përgjini dhe personi tjetër me Indrit Ameri dhe filluan të më kërkonin llogari dhe të më kërcënonin në lidhje me lajmin e publikuar. 

Pasi unë nuk pranova të zbrisja nga makina tentuan të më hapnin derën e makinës dhe në këtë moment ka zbritur bashkëshortja ime shtetasja Benereta Hila që t’u thoshte që të largoheshin.

Pasi bashkëshortja ime tentoi t’i largonte nga dera e makinës dhe po mundohej të telefononte policinë, shtetasi me Indrit Ameri i ka rënë me dorë telefonit dhe pasi ajo është ulur për të marrë telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të qafës. 

Dhe më pas kanë ardhur në drejtimin tim dhe ka tentuar të më nxjerrë me forcë nga makina. 

Pasi nuk arritën të më nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri më kanë goditur me shkelma dhe grushte. Bashkëshortja ime ka hipur në makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morëm mjekimet e duhura. 

Proces verbalin e kallëzimit pasi e lexoj dhe konfirmoj se thëniet e mia janë shkruar drejt dhe e kuptoj çfarë kam thënë, e firmos pa asnjë vërejtje”, ka dëshmuar në polici, gazetari Hila.

9 Komente

  1. b
    ben

    e siguroi azilin dhe ky.

    1. e
      ecen vete

      mer plak, aty jane bere te gjithe njerezit e ndershem per azil. lerjani ate vendet qelbesirave te ndyjne e te heqin qafe njeri-tjetrin. njerezit e ndershem nuk i ndihmon e nuk i mbron shteti, ndaj ke te drejte kur thua se "e siguroi azilin".

      1. z
        zot fali !!!!!!!

        si gjithone i shpejte ne konluzione " ben " !!!!!!!!!!!????

      2. H
        Hana

        Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë qe shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati do te terhiqen me turp, sepse trimat Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri jane idhtare dhe bejne pjese ne garden e legjendarit te Foltores Salih Berisha.

        1. V
          Vranakonti

          Ata dy te kapen dhe te denohen rende me burg. Keta qe bene kete gje sot kundr gazetarit e kane profesion t'a bejne edhe neser.

          1. F
            Fener Zizi

            Hajde se tani do kapin Sapunin Maloket, Ne Biruce do Qine edhe Motrat e veta kjo eshte e sigurte.

            1. E
              Elona

              Burre u tregua s doli qe s doli nga makina dhe kur po ja rrihnin gruan,bravo te qofte gazekar

              1. g
                gjoni

                Edhe simbas Kanunit Lajmesi nuk preket!

                1. C
                  Cudia

                  Gruaja I bie telefonit pasi del nga makina.... Sa të çuditshëm

                  Lini një Përgjigje