Zbulohen 38 kamera të tjera në Shkodër, përdoreshin nga grupet kriminale për të spiunuar lëvizjet e rivalëve dhe policisë

25 Janar 2023, 15:07Kronika TEMA

Zbulohen 38 kamera të tjera në Shkodër, përdoreshin nga

38 kamera të tjera sigurie janë çmontuar nga forcat blu pasi dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale për të spiunuar lëvizjet e rivalëve dhe policisë.

Kamerat ishin vendosur në shtylla elektrike në zona shumë të frekuentuara, konkretisht në lagjet "Guerrile", "Salo Halili" dhe "Kongresi i Përmetit", me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

“Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal”, njofton policia.

Kjo e ka çuar në 59 numrin e kamerave të çmontuara pasi më herët, gjatë fazës së parë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, u çmontuan 21 kamera të instaluara nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

21 kamerat e zbuluara më parë janë dy zona që i përkasin respektivisht dy lagjeve më problematike të Shkodrës, të lidhur me ngjarjet kriminale, lagjet Kiras ku banojnë familjet Lici dhe Bilali, si dhe në lagjen Dobraç ku banon familja Bajri. 

 

2 Komente

  1. T
    Taku

    A të keqen jooooo.... Ktu e kishte llafin piktori kur thoshte Po vjen era shtetttt

    1. s
      sako

      kamerat i kapet, po qendrat e kontrollit te kamerave apo jane ilegale

      Lini një Përgjigje