Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann ka takuar këtë të martë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hohmann u shpreh se BE-ja mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv.
Sipas saj, lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, mbetet e vetmja mënyrë që Shqipëria të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkroi ajo në Twitter.
Efektiv per te mos bere asgje! Hmmmm
Do.zoti z.Dumanin zbaton Ligjet dhe ckiron dhe njehere Shqiperine nga Kriminelat... z..Dumanin do mbahesh mend Si Heroi i Demokracise mbas 32 viteve te veshtira ...qe Kriminelet Saliu i pari dhe Ilirin Florririn dhe ata muter te tjere Vasili apo Noka etj etj .. Ndimoje kete Popull te shume vuajtur ..z.Dumanin....asnje gje me teper vetem zbato Ligjet dhe me i Respektuar dhe me i dashuri i Shqiptarizmit...