“21 Janari”, Artan Hoxha: Basha di shumë gjëra, por nuk foli kurrë. Të dëshmojë dhe Berisha me Bamir Topin

24 Janar 2023, 19:20Kronika TEMA

“21 Janari”, Artan Hoxha: Basha di shumë gjëra, por nuk

Gazetari Artan Hoxha u rikthye sot në emisionin "Zona Zero" në Top News, ditë pasi në po të njëjtin emision ku publikoi audio-regjistrimin për "21 Janarin", ku tregohej qartë se 4 protestuesit para Kryeministrisë ishin vrarë me urdhër nga lart.

Hoxha u shpreh se për këtë ngjarje duhet të dëshmojnë Basha, ku del në regjistrim, berisha që ishte në Kryeministri dhe presidenti i atëhershëm Bamir Topi. Gazetari deklaroi se Basha di shumë gjëra, por nuk foli kurrë.

“Të hetohet se me çfarë pajisjesh është komunikuar. Por fakti që mjetet janë munduar të asgjësohen tregon që donin ta fshihnin gjënë. Aty përmendet ministri i Brendshëm, se doli Basha atëherë e tha dija gjëra, po s’foli kurrë. Ja ku e ka mundësinë tani të dalë. Berisha ishte në zyrë, të dalë të flasë. Se tha atëherë se ishin protestues me çadër me armë, por nga i nxori këto?  

Duhet të thirret edhe ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, se atij i kanë shkuar raporte sekrete mbi atë që po ndodhte atje. Çfarë është raportuar, çfarë raporti ka bërë SHISH për atë ngjarje? Ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama gjithashtu duhet të thirret të dëshmojë. Të gjithë këto personazhe që sot nuk kanë imunitet, të dalin të dëshmojnë,” tha Hoxha.

Kujtojmë se bëhet fjalë për një audioregjistrim në radio mes ish-kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe vartësve të tij, ku dukej qartë se urdhri për vrasje ishte dhënë nga lart. Prokuroria nisi hetimet dhe gazetari iu përgjigj dje pozitivisht ftesës për të dëshmuar.

1 Komente

  1. a
    asrtiti

    e nisi me 2 prillin ku vrau4 e mbylli me 21 janarin ku vrau prape kater . ne intervalet brenda ketyre dy njarjeve ku regjizori eshte ai ka mbuluar ne vare me dhjetra . miq e armiq te tij . te pafajshem dhe te fajshem .femije dhe pleq . baxhanaker dhe bashkepunetore . patriote dhe tradhtare .arkivoli do ishte zgjidhja me e mire per flamurin e tij personal .

    Lini një Përgjigje