21 Janari, xhaxhai i Aleks Nikës: Dëgjova përgjimin, u tha “qëlloni në mish”

24 Janar 2023, 16:27Kronika TEMA

21 Janari, xhaxhai i Aleks Nikës: Dëgjova përgjimin, u tha

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 tha në një intervistë për Euronews Albania se ka dëgjuar audion e komunikimi të gardës gjatë protestës.

Nika u shpreh se në audion e siguruar nga gazetari Artan Hoxha dëgjohet komandanti i gardës që jep urdhër të qëllohet mbi protestuesit, të qëllohet në mish.


“Aty jepet urdhër nga komandanti i gardës që të qëllohet mbi protestuesit në një kohë që protesta ishte duke mbaruar.

Kjo provë është pronë e jona dhe nuk ka lidhje me mediat, do e dorëzojmë vetëm në SPAK se nuk kemi besim te Prokuroria.

Jepet urdhër me zë nga komandanti i gardës: qëlloni mbi demonstruesit, qëlloni në mish. Komandanti i gardës duhet të shpjegojë kush e urdhëroi, janë veprime që i përkasin prokurorisë”, tha Nika.

1 Komente

  1. C
    C'ka ktu ma per kallxime or Burra

    Rraseni Kriminelin e Shqipnis sa ma par brenda se pasha zotin s'mundet me dure ma keq gjendje poshteruese . Nji KM e drejtues i nji Shteti , nuk vret popullin e vet ,nuk Pengon Prokurorine me hetue nji Krim , e nuk Zhduk Severin e KM _ por i sherben te mires se popullit duke bashkpunuar me Drejtesine . Pra cfar dreqin jeni tuj diskutu . S'ka ma vend per asgje vec te Veproj Ligji . A po don Spak me Legjitimue Krimin Politik ne Shqipnie ! Kta Prokuror s'vijn nga afganistani .A kthue po kerkon Rama me hi ne BE- a ? Turp per faq t'zez .Po na shkatroojn jeten Dreqi i mallkuem i cilli s'ka vend ne Politike

    Lini një Përgjigje