"21 Janari", xhaxhai i Aleks Nikës: Takova Dumanin, e kam audio-përgjimin që në korrik, por s'ia dorëzova! Çështjen ta marrë SPAK

24 Janar 2023, 14:00Kronika TEMA

"21 Janari", xhaxhai i Aleks Nikës: Takova Dumanin, e kam

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 Janarit deklaroi se ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin të cilit i ka kërkuar që çështjen ta marrë Prokuroria e Posaçme.

Mark Nika tha për Report Tv se prej muajit korrik ai ka në dorë audio-përgjimin, në të cilin ai thotë se është komunikimi mes gardistëve në momentin që ata hapën zjarr drejt protestuesve më 21 janar. Mark Nika thotë se e ka atë audio-përgjim, por sot nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK.

"E kemi që në korrik. Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Nuk është kom  e SPAK pa tërheqë çështjen.

Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar. Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që çështjen ta tërheqin ata. Kemi kërkuar të pyeten ata që kanë dijeni për krimin. Nuk thërrasin Berishën, Bashën, Prendin. Mjafton vetëm me shikim. Hetimi ka punë”, tha Mark Nika për Report Tv.

"Prokuroria ka bërë një kallëzim dhe do të shërbejë si një indicie për të përshpejtuar tërheqjen e hetimeve nga SPAK. SPAK-u e di. E ka bërë shteti tani kallëzimin. I thash Dumanit se ne si familje që çështjen tonë të nga ana juaj. Na ka humbur besimi. Të kemi bindjen që SPAK-u nuk do të bëjë lëshime.

Te Prokuroria e Tiranës nuk kemi besim. Ka pasur shumë materiale. Prokuroria e Tiranës ka dijeni se plumbi është gjetur në kokë dhe është deformuar ekspertiza. Kam fol në përgjithësi për çështjen. Takimin e kam kërkuar aq sa lejon procedura, të në ndihmojë dhe të kontribuoje që çështjen të tërheqë SPAK-u.

Nuk ka punë me gazetarët. Kasetën ja kemi dhënë ne gazetarit. Të merret vetëm nga SPAK-u. E kemi pasur që në fund të muajit korrik të 2022. Kujt ja japim ne atë! S’kemi besim te askush. Është e paminupuluar ka përputhej zëri me veprimet objektive që janë kthyer në terren. Urdhri dhe qëllimi me automatik. Këto kërkojnë që çështjen ta mbyllin", tha ai.

7 Komente

  1. T
    Tropoja

    Nuk ju shpeton nga vdekja kaseya o xhaxha por respektoni ligjin dhe ruani koken o xhaxha

    1. L
      Liria

      Bravo Mark Nika, burre i shtruar malesie!

      1. R
        Referendum per arrestimin e koleres sali

        Mos u lodh kot o Mark se ti e njeh drejtesine e malokut sali me mire nga kushdo.Po nuk erdhen prokurore e gjykates nga jashte ne kete vend,nuk denohet krimineli sali

        1. e
          emigranti

          tani qe dhe interviste rruhu se mos te vret njeri qe do pagohet nga saliu

          1. L
            Lezhiani

            Ke qe ne Korrik qe nuk ke gje.... Po dhe po te kishe i morret 500 mije €!

            1. M
              Meri goje sheqeri

              Sa leka ke mar o xhaxhai? Ti me tru muscling Hoxha ose gjobaxhiun thuaj. Nuk mbulohet muti me shure thuaj skenderbeut

              1. T
                Tarras-Bulba

                Or Tropoja dukesh qart nga keshilla qe po i jep Markut, qe ti je nje shpellar gjakatar... Po pse more shtaze, c'ligj duhet te respoktojn... A s'me thua se c'ligj shkeli Aleksi qe u vra qindra metra nga perimetri i Kryeministrise... Po ju or barbar vetem ligjin e shpellave njihni, ju te vrisni nates e te qani dites, te ngulni thiken pas shpines... Ju njihni vetem ligjet e shkatrrimit, djegjeve, trazirave e rremujes me te cilet keni terrorizuar e shkatrruar kete vend. Mbylle ate hale e mos ha shum m#t se e qelbe dhe vejn ere!

                Lini një Përgjigje