Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI, mori 225 mijë dollarë nga një shqiptar

24 Janar 2023, 10:20Kronika TEMA

Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI, mori 225 mijë

Ish zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal i cili u arrestua ditën e djeshme, akuzohet se ka bashkëpunuar me një oligark rus duke shkelur sanksionet që SHBA kishte vendosur ndaj tij që në 2018-tën dhe se ka fshehur mijëra dollarë që mori nga një ish punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare ndërkohë që ky i fundit ka qenë në detyrë.

Kështu shkruan CNN, për akuzat që rëndojnë ndaj 54 vjeçarit të arrestuar, hetimet ndaj të cilit kishin nisur prej kohësh.

McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë mijë dollarë nga një ish zyrtar i inteligjencës shqiptare dhe se këtë gjë ai e ka fshehur që nga gushti i vitit 2017 deri në shtator të 2018-tës ku u pensionua.

Me shumën e marrë nga ish zyrtari i inteligjencës shqiptare, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, McGonigal ka udhëtuar jashtë vendit, dhe aktakuza e konsideron këtë si ryshfet të marrë nga ish zyrtari i lartë I FBI-së gjatë kohës që ishte në detyrë.

Nëpërmjet avokatit të tij, McGonigal u deklarua i pafajshëm. Sipas CNN, një prej akuave që rëndon ndaj McGonigal, është ajo e fshehjes së lidhjeve që kishte me një ish zyrtar të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e pagesave deri në 225 mijë euro .

Prokurorët pretendojnë se gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, McGonigal dështoi të përcillte mesazhin e qeverisë amerikane dhe ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe një politikan të Kosovës.

Sipas prokurorëve, McGonigal në takimin që pati me kryeministrin, Edi Rama i kërkoi këtij të fundit që të jetë i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licensave për shpimin e naftës në Shqipëri ndaj kompanive ruse.

Ndërsa sipas medias amerikane, ish punonjësi i inteligjencës shqiptare i ka dhënë 225 mijë dollarë, McGonigal pasi kishte interes financiar në vendimin që qeveria shqiptare do të jepte për kontratat.

Një nga pagesat në para, 80,000 dollarë, dyshohet se iu dha McGonigal-it ndërsa ai ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në New York City.

Lidhja e McGonigal me Shqipërinë 

Pas lajmit se McGonigal u vu nën hetim në SHBA për lidhje me rusët, në Shqipëri shpërthyen akuzat politike, kryesisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pretendoi se kryeministri Edi Rama është nën hetim ndërkombëtar për këtë çështje.

Vetë kryeministri Edi Rama reagoi duke e pranuar miqësinë me McGonigal por tha se çështjet e tij me drejtësinë amerikane, i përkasin vetëm atij.

“Cilët rusë të mitë? Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme.

Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare që nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshme se me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë probleme me drejtësinë në vendin e vet”, tha Rama në atë kohë.

Vizita e McGonigal në Shqipëri

Departamenti i Drejtësisë thotë se McGonigal fshehu gjithashtu nga FBI detajet kyçe të një udhëtimi të vitit 2017 që ai bëri në Shqipëri me një ish-anëtar të shërbimit inteligjent të Shqipërisë, i cili i kishte dhënë atij 225,000 dollarë.

Prokurorët amerikanë thonë se ai nuk arriti të identifikonte personin si shoqëruesin e tij të udhëtimit ose të zbulonte se strehimi për të do të ishte falas.

Pasi në Shqipëri, sipas Departamentit të Drejtësisë, ai u takua me kryeministrin Edi Rama dhe e dekurajoi atë që të mos jepte licenca për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Kontaktet shqiptare të McGonigal kishin një interes financiar në ato vendime, thonë prokurorët./Marrë nga CNN

3 Komente

  1. T
    Tropoja

    Kolegu edvinit punojne bashke per rusine dhe serbine

    1. S
      Shqiptari

      Ne kete arsyetim ka kontardikt. Ka lobuar kunder sanksioneve ruse dhe paska keshilluar Ramen te kete kujdes me koncesionet per ruset. Kush eshte personi qe e ka paguar dhe per cfare kurse Rama le ta mbaje mik po eshte mire te sqaroje rethanat qe e ka bere mik.

      1. M
        Martin

        DREJTESIA E RE DEMOKRATIKE NE SHQIPERI nuk nxiton: i pari do te jape llogari Sali Berisha, i dyti Ilir Floriri, i treti Edwin Rama.

        Lini një Përgjigje