“Atij vetëm plumbi i bën mirë”- Biseda për Saliun me Renato Myrtaj, paralajmëroi audiot e 21 janarit që në 2016: Një ditë provat tronditëse do dalin

24 Janar 2023, 10:40Kronika TEMA

“Atij vetëm plumbi i bën mirë”- Biseda për

Renato Myrtaj është djali i Faik Myrtaj, një nga të vrarët e 21 janarit. 50-vjeçari Myrtaj la pas dy djem, Bardhoshin dhe Renaton.

Disa muaj pas vrasjes së babait të tij, Bardhoshi, 22 vjeç, vrau veten në fshatin Kreshpan të komunës Cakran të Fierit, ku edhe jetonte.

“Dita” ka folur në prill 2016 me djalin e vetëm të Faikut, Renaton, i cili ka mbetur pa baba dhe pa vëlla. Ai i tha gazetares Entela Resuli se ka prova që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, por pa qenë shumë konkret dhe i qartë.

Mund vetëm të aludohej se ekzistonin kopje të provave të zhdukura për atë që ndodhi brenda Kryeministrisë në 21 janar.

Ndoshta Renato e ka patur fjalën për audiot e dala së fundmi, por asokohe askush nuk e besoi.

Kur e pyesin pse nuk i dorëzon te drejtësia ai thotë: “Kujt t’ia dorëzoj, Sali legenit? Atij vetëm plumbi i bën mirë”.

Renato, babai juaj humbi jetën në mënyre tragjike në bulevard, si ka ndryshuar jeta juaj që atëherë?

Ka ndryshuar shumë. Nuk ma kishte marrë mendja që një ditë do të përballesha me këto situata. Përveç se më iku babai, pa i patur faj askujt, dhe pa i bërë keq asnjë njeriu, humba dhe vëllain pak muaj më pas. Sot, jam pa njerëzit e mi më të dashur, kaq mjafton për të kuptuar se çfarë ka ndryshuar.

 – Cila është familja juaj momentalisht dhe ku jetoni?

Jetoj në Fier. Sigurisht, jeta vazhdon. Kam një familje të shëndetshme. Vazhdojmë të jetojmë si gjithë të tjerët. Bëjmë një jetë normale, por njolla na ka mbetur. Mundohemi të anashkalojmë thashethemet e njerëzve. Mundohem që nënës t’ia bëj dhimbjen më të lehtë, gjë që nuk po e arrij dot.

– Gjykata e Lartë doli disa ditë më parë me një vendim…

Po, ndërsa unë kam lajmëruar daljen e disa fakteve. Janë prova që do të dalin një ditë, ju siguroj se politikës dhe drejtësisë do t’i bjerë tavani mbi kokë. Për momentin janë në dorë të sigurt, janë jashtë vendit. Çdo gjë do të jetë një surprizë si për politikën ashtu edhe për gjyqësorin.

Tashmë e kemi kuptuar që politikës i intereson posti dhe leku i pistë. Atje ku u dhëmb më shumë do të preken dhe unë po u eliminova një ditë do të merret vesh se nga kush e kam. Në këtë histori ka dhimbje dhe zhgënjim. Sa për drejtësinë, bëni mirë ta quani bandë mafioze. Nuk gjej fjalë tjetër për ta përshkruar këtë sistem.

– Ju flisni për prova që do shkaktojnë tronditje, kur i keni këto prova, pse nuk ia vini në dispozicion organeve përkatëse?

Po kujt t’ia vë në dispozicion, drejtësisë së Sali legenit?! Luajti politika, luajti gjyqësori, tani radha është e jona.

Çfarë do të bëni konkretisht?

Njerëzit e mi, jo unë. Do të ketë surpriza plot, kini durim dhe nuk do ju zhgënjej.

-Çfarë provash keni ju që janë parë deri më tani?

Ato janë arma e fisit tim, dikush shpenzoi shumë për to dhe për momentin nuk mund të flas më tepër. Në momentin e duhur do të dalin dhe do i merrni vesh të gjithë. Disa njerëz do të shkatërrohen, disa të tjerëve do u qetësohet pak shpirti.

-Renato, kush mendoni se e vrau babain tuaj?

Killerat e Sali legenit. Dëgjoni, kam disa pyetje: Pse manipuluesit e provave vazhdojnë të jenë akoma në punë? Pse vrasësit janë ende të lirë? Pse Garda e Republikës sot kërkon pafajësinë? Gjatë procesit tonë civil garda kërkonte të shfajësohej. Qeveria që erdhi me premtimin për zbardhjen e kësaj çështjeje, e kësaj dosje, sot hesht, si shpjegohet kjo? Unë mendoj se e ka një shpjegim, më beso.

-Dhe cili është ky shpjegim, sipas jush?

Sepse drejtësisë dhe politikës i dhëmb shumë për dikë. Një ditë kjo punë do të shkojë deri në fund, edhe po nuk isha unë gjallë, do të faktohet. Kemi diçka me vlerë në dorë.

-Renato, pse doli atë ditë në protestë babi juaj?

Për një Shqipëri më të mirë. Ai donte një vend më të drejtë. Por paradoksi është se për njeriun që po kërkonte drejtësi, sot nuk bëhet drejtësi! Doli sepse ia kërkoi dhe kryetari asaj kohe, i Partisë Socialiste të Fierit, Xhevit Bushi dhe kryeministri i tanishëm.

Dhe brenda Partisë Demokratike ka njerëz të ndershëm. Nuk quhen të gjithë Lulëzim dhe Sali legeni. PD kishte dhe Sokol. Djalë i të gjitha të mirave dhe që më ka ndihmuar dhe që më hapi sytë.

– Ju ka ndihmuar Sokol Olldashi?

Nuk dua të flas shumë për këtë pjesë se nuk dua të penalizohen njerëzit e tij. E kisha mik, kaq mjafton.

Ju vazhdoni të jeni një votues i Partisë Socialiste?

Po vota e fundit atje shkoi. Megjithëse kam kuptuar se pushteti ndahet në tavolinë, votat e popullit si interesojnë askujt.

-Ka ndonjë emër në Shqipëri që ju ka ndihmuar realisht?

Ka një, po në krahasim me çka humba, lëmoshë do e quaja.

-Kush është?

S’ia vlen. Deri diku kisha simpati, por më doli nga zemra.

E ke fjalën për… Edi Ramen?

Nuk thashë emra, ai ndoshta nuk i di të gjitha. Nuk e fajësoj shumë. Ai urdhëron, por urdhri gjatë rrugës, harrohet.

-Renato, Berisha ka bërë thirrje që populli të armatoset, mendoni se ka frikë nga ju?

Ai nuk ka frikë as nga djalli, por një njeri i shitur dhe një njeri që vret popullin e vet nuk e ka për gjë të kërkojë destabilizimin e vendit të tij. Atij vetëm plumbi i bën mirë. Nuk besoj se ka frikë për destabilizimin, por dënimin e këtij vendi do, kjo është e gjitha.

20 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Fjale zemre. I flet zemra ketij Renatos dhe jo xhepi dhe buzet. Se burri zemren duhet ta kete ne koke. E ky e ka ne koke dhe jo ne xhep.

    1. J
      Jeta

      Erdhi DITA E GJYKIMIT o Renato, perbindeshi i Vicidolit, kryekriminel dhe kryehajduti Sali Berisha do te marre nga DREJTESIA E RE ate qe ka gatuar per 33 vjet!

      1. K
        Kalec Dega

        Hani , hani, se ju ban mire...kuq e blu(PPSH)....LOL

        1. Roberto

          KALEC ! Te kesh turp qe tallesh me fatkeqesine e te tjerve dhe mbron nje kriminel te lindur dhe nje njeri te shitur tek te tjeret. Une e kam thene disa here ketu qe Sali Ram Berisha do mbetet ne librat e historise si nje KRIMINEL ME DAMKE.

        2. T
          T

          Bravo qe si ke dorzu se do ti humbnin se prekuroret dhe gjyqtaret jane te gjithe te koruptuar dhe punojne per partite .jo per drejtesine .

          1. P
            Pershendetje të perzemerta Renato Myrtaj.

            Ty djalin dhe familjen e deshmorit Faik Myrtaj ju pershendes me rrespekt. Provat që paske, që sipas jush qënkan tronditse, akuzuese dhe që vertetojnë se kush e vrau babain tuaj, mos ja leshoni (per momentin) në dorë ketyre qelbësirave, që populli i quan prokurorë apo gjykatës, sepse, ende trungu i drejtesisë në Shqiperi, është i mbushur me krimba të shitur, të korruptuar, të degjeneruar, që nuk kanë shpirtë, nuk kanë zemer, nuk kanë trimeri, të cilët, kur janë gati të shesin gruan, vajzen, motrën dhe nënën ndonjë prokseneti vetëm për pak para, provat tua i shesin, i fallsifikojnë dhe i "humbin" në "dosje në archiva, apo i shesin në pazarin e letrave të Lalzit....". I rrespektuar djali i deshmorit Faik Myrtaj, nqse babai juaj dhe 3 deshmorët e tjerë u vranë nga dora dhe kallashi i një ushtari me 21 janar, unë nuk do ti quaja vrasës, nuk do ti ndiqja as per gjak, as me drejtesi, sepse keta ushtarë janë kamioni apo vetura, që shoferi e drejton me qellim mbi një turmë njerëzish të pa fajshem, ashtu siç bejnë terroristat. Pra, kamioni apo vetura nuk ka asnjë faj, fajin e ka shoferi terrorist, dhe në rastin e vrasjes së babait tënd dhe të 3 deshmorve të tjerë, ushtari që terhiqi këmbëzen e kallashit, janë kamioni apo vetura e drejtuar nga terroristi, shkerdhata e kurvës së Viçikadolit, Sali tradhetar kopil Berisha. Ty, djali i deshmorit Faik Myrtaj, megjithse pak me vonesë, ju prezantoj ngushllimet e meija dhe të familjes time per babain dhe vellain tuaj, që ishte një viktimë kolaterale e terroristit Sali udb-ash Berisha. Zoti dhe Amerika të ndihmoftë. Kurrajo dhe mos u terhiq nga kerkimi dhe vendosja e drejtesië per babain dhe vellain tënd.

            1. S
              Shyqo

              Nje jurist i njohur ditet e fundit eshte shprehur se ne Shqiperi po fryn era e vetgjyqesise. Njerez te dryshem te zhgenjyer nga drejtesia, qe jane bi ndur se ketu nuk denohen qeveritare qe kane vrare njerez te pafajshem, jane befe gadi te ngrihen te kryejne vrasje per hsk.srrje meqenese Shteti nuk epron. Sipas juristit, haknarrja do kryhet njeheresh, ne te njejten kohe qe te shpetoje ky popull. Lexojeni mire Renaton, a nuk eshte tmerr i vertete kur i ka provat dhe nuk guxon ti dorezoje? Kazani vlon.

              1. "
                "BOHOTINA"

                I respektuar Renato! Provat jepi ne kohen, vendin dhe doren e duhur. Une e kam respektuar Faikun per shkak te botimit te librit tim "Balashet" per ate ngjarje. Atje flas jo pak edhe per vellain tuaj.

                1. a
                  accidentally_genius

                  babain ta ka vrare edi rama qe e nxorri mish per top per te marre vete pushtetin , ai sot ka poshtetin dhe ti ke karin ne goje... nese nuk e e kuptuar kaq je me truthare se yt ate

                  1. a
                    asdf

                    non_accidentally_idiot te te vij turp qe fyen nje person te vdekur. Vetem nje monstre antihumane dhe antishqiptare mund te nxjerr ndyresira te tilla nga goja.Ke nevoje te shkosh te mjeku urgjent ....truri yt ka marre fund.

                    1. A
                      Asmoni

                      asdf mos u çudit, mbasi ndyresiren Sali e ndjekin vetem antihumanet e qelbesirat.

                    2. S
                      SPARTAK

                      ore kellire...prej ka je...prej kuksi,puket...apo tropoje...saliu ta ka futur deri ne gryke o cecen i mutit.poshte malokeria.

                    3. b
                      brunilda

                      po pse po te dalesh ne proteste duhet patjeter te vritesh o tru thare , po kur dogji gjarpri Sali kryeministrine u vra njeri qelloi kush me arme mbi protestusit qe hyn brenda , po per protestat qe organizonte Pd kur ishte luli u vra njeri ,o njeri i mbaruar qe ju i vini pas gjarprit e mbani gjall ate

                      1. b
                        brunilda

                        dmth fajin e ka edi qe beri proteste saliu qe vrau e mburet nuk ka faj , jeni per te ardhur keq cfar njerez e cfar shpirti keni

                        1. Z
                          Zot fali !

                          the monster of VICIDOl

                          1. J
                            J myrtaj

                            Ky kari qe shihni ketu e shiti shpirtin e babait dhe te vellait per leke.Jam fshatari tij dhe e njoh mire.Rama ka drejtesine pse nuk ben drejtesi

                            1. M
                              Mos e prishe gojen. ! Se ta mbyllin te tjeret ...

                              Mos e prishe gojen ! Ku e shikon TI qe ky e shiti. Babain dhe Vellain e tije te ndjere. ! TI nese je Burre thuaj Atij personalisht e jo ketu Si miu i lagur mbi Tastaturat e kompjuterit..

                              1. M
                                Mos e prishe gojen. ! Se ta mbyllin te tjeret ...

                                Mos e prishe gojen ! Ku e shikon TI qe ky e shiti. Babain dhe Vellain e tije te ndjere. ! TI nese je Burre thuaj Atij personalisht e jo ketu Si miu i lagur mbi Tastaturat e kompjuterit..

                              2. A
                                Akmarja nese nuk ka Drejtesi...

                                Kure Drejtesia nuk vepron. ! Duhet bythe dhe duhet Akmarje ! Duhet zhdukur me fis e me maq te gjithe ..Ndryshe dota vuani perjetesisht dhimbjen e Babait por dhe te Vellait.. Zoti ju dhente force... Meqenese Akmarja duhet filluar nga Spiunet......i pari eshte Ai Komunisti qe zbriti me valixhe druri mbi asfalt.. Dhe digjo nje popull dogji nje Komb..

                                1. T
                                  Trotski

                                  Respekte Renato.Mos vono te nxjerresh provat perveluese.Duam te shohim denimin e merituar per Vrasesit dhe urdheruesit e Vrasjeve.

                                  Lini një Përgjigje