"21 Janari", xhaxhai i Aleks Nikës: Akuzojmë Sali Berishën si organizator të vrasjeve, SPAK ta hetojë!

24 Janar 2023, 10:31Kronika TEMA

"21 Janari", xhaxhai i Aleks Nikës: Akuzojmë Sali

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 Janarit, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" lidhur me materialin e ri që është publikuar në media dhe që shihet si një mundësi për rihetimin e çështjes. 

Mark Nika akuzoi drejtpërdrejtë Sali Berishën, si organizator të vrasjeve në 21 Janar dhe kërkoi që çështja të shkojë në SPAK për t'u hetuar. 

"Ne akuzojmë Sali Berishën si organizator të vrasjeve dhe ish komandatin e Gardës. Saliu thotë i kam vrarë unë. 

Basha thotë janë vrasje legjitime. Ata pranojnë se i kanë vrarë. A janë legjitime apo kriminale, duhet të merret prokuroria", tha Nika. 

Xhaxhai i Aleks Nikës u shpreh i indinjuar me drejtësinë, që sipas tij nuk e ka hetuar çështjen deri tani.

"Prokuroria e ka mbajtur çështjen të mbyllur. Nuk na kanë njohur autoritetet si palë në proces. Kohët e fundit por, por jo më parë. 

Qeveria nuk na ka borxh për hetimin. Hetimin e bën Prokuroria. Prokuroria ka qenë e varur nga Partia Demokratike.

Cila është përgjegjësia e qeverisë? Qeveria nuk merret me hetime. Ajo duhet ti kishte krijuar kushte Prokurorisë, nëpërmjet SHIK-ut dhe policisë kriminale, të sigurojë prova, për të akuzuar vrasësit dhe organizatorët e mitingut të paligjshëm. 

Ne nuk kemi mundur të marrim asnjë infromacion nga prokuroria. Kemi bërë edhe kërkesë me shkrim ti kalojë SPAK. Nuk kemi marrë përgjigje. Kemi verifikuar se çështja e Aleksit është pa veprime. 

Ata kanë bërë alibi. Kanë dërguar plumbin në Itali dhe po them se është dëmtuar dhe nuk ka laborator në botë që e identifikon. Plumbi është i deformuar. Ato kanë një plan, që çështjen ta pezullojnë sërish", tha Nika. 

4 Komente

  1. E
    Ethem Lalaj

    Sa të jet SaliKrimineli në Politikë.. nuk do bëhet kurrë drejtësi.SPAK i shkojnë 7..7..nga Frika e tij. Vetëm nip gjykatë bd/Kombëtare mund ta arrestoi Sb.Edhe Amerika po ka frik prej tij. Sb është agjent i shumfisht..pse jo edhe i FBI Amerikane që vet e prun në pushtet në 90..! -Sb është fatkeqsi Kombëtare..!

    1. F
      Flamuri

      Mark Nika akuzoi drejtpërdrejtë Sali Berishën, si organizator të vrasjeve në 21 Janar dhe kërkoi që çështja të shkojë në SPAK për t'u hetuar. DREJTESIA VONON POR NUK MUNGON. Mark, vetem pasi Perbindeshi i Vicidolit te marre denimi me Burgim te Perjetshem, ne do te keni sy e faqe te shkojme e t'i themi 4 deshorebve te Demokracise: "Flini te qete o vellezer, se kryekrimineli Sali Berisha mori ate qe mbolli!

      1. B
        Besi

        Ky Mark Nika e ka nje far moshe, besoj sherbimin Ushtarak e ka kryer. Mark a e din se ne ate vend ku ruhet nga Garda e nga Ushtria esht Zon e ndaluar! cfar donte nipi yt me bishta lopate vendosur nje flamur te vogel me bisht te lopates.kan ardhur me qellim qe per te djegur e shkatrruar gjdo gje.treģo zoteŕi sa u pagùa nipi yt per te marr pjes ne ate protest. tek karburanti ne Mamurras ne autostrat kush i ka ndar parat si pas pamjes e fizikut.mos mos keshtu se esht turp per ju.qe nje BUDALLA si EDI RAMA te tallet me ju.

        1. Z
          Zoti ju falte !

          Çashtu Bes çashtu tha edhe Perbindeshi i Viçi - Doli.

        Lini një Përgjigje