Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në një nga lokalet e Bllokut, ku një 41-vjeçar është masakruar me thikë duke u qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari E.Dorzi dyshohet se është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.
41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.
Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici, por edhe pse ka tre ditë nga ngjarja policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen, për rrethanat dhe shkaqet e saj.
Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.
41-vjeçari i identifikuar si Eder Dorzi, thuhet se është arrestuar në Itali për prostitucion, me akuzën shfrytëzonte vajza nga Europa lindore.
Reagon Policia
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike.
Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
andi bythati ? tafos llubia ? ferrzi talllabani ? Karjan Qani ? apo noj Esadist ne Politike ? allah allah ka plas keq
Policia qe duam
Vetem siguri nuk ka ne kete vend
E lexon ???Eshte marre me femra ne itali,cfare pret ti nga ky lloj bisnesi?
Ylli, ti je budalla apo ben vete. Pres rend, qetesi. Nga policia. Qe e ka per detyre. Pres mos shoh super makina me 18 vjecare si shofere qe na shesin mend ne rruge nderkohe qe na bie bretku ne pune pee familjet tona! Pres rregull dhe qetesi, si cdo shqiptar i thjeshte. Kurse ti me sa duket je i lumtur me kete situate.
Po perderisa policia fsheh ngjarjen kuptohet fare qarte qe fsheh identikitin e dy agresoreve. Policia eshte bere njish me krimin ne kete vend.
Turp te keni per derexhene ku e cuat kete vend. Edi Rama. Krushqi me krimin sic ke bere ti gjate qeverisjes nuk ka bere politikan ne 30 vjet. Na e shpifet.
Paska marre gjoben qe meriton!
E degjeneruat kete vend!!! Cfare qeverie. Cfare funderrinash. E cfare duam ne te shkretet. Vetem rend. Vetem qe te forte4 mos na shkelin me kembe cdo dite. Mos na fyejne ne qe punojme pune te zakonshme me lkuksin e tyre qw vjen nga krimi dhe nga fakti qe bashkepunojne lirisht me qeverine! E cfare na jep qeveria? Nje zv kryeminister si ben ahmetaj qe iku vetem pasi vodhi dhe shefin e vet pasi te dy bashke vodhen qytetaret. Pas tij na vjen zv kryeministre Belinda e cila eshte kaq e inkriminuar saqe tani ka filluar lufta mes bandava me mbeshtetje te ndryshme shteterore. Lufte per te kapur vendet me me shume influence ne drejtimin e institucioneve fitimprurese te shtetit. Rrace e poshter qe paskeni qene ju socialistet rilindas. Thefshi qafen ishalla
Tani sapo lau m.. me shurre policia e shtetit. Sapo e nxorren tere gazetat, doli direkt policia me njoftim qe nuk e ka fshehur por po ruante fshehtesine e hetimit!! Sa turp
Cudi! Po Klodjana shalgjata ca ben?? Per raste te tila ste fal ajo, te can trapin. Apo po pergatitet prr bbv? Se eshte si pun vipi ajo. Ej cna ka gjet.
Ti Sali pyka qeke rehat fare. Pyke vertete
Shtet shkerdhat, policia e influencuar nga politika.