Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me masakrimin me thikë të një 41-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në Tiranë. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë, në një lokal në Bllok ndërsa u mbajt e fshehur nga policia.
Dy autorët kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Drozit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër.
Mësohet se personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Drozin duke e lënë të plagosur.
Fill pas ngjarjes ata janë larguar prej aty, ndërkohë 41-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë. Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe policinë.
Ndërkohë, në spital Drozi dëshmoi para një oficeri policie ngjarjen edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë. Ndërkohë, policia sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit.
Mire ja kane bere e paskan ngaterruar me terrorist , jane plotesisht te pafajshem
Hahahaha biond "autochthonous" turkoshqipfoles..... allah uakbar.