La futbollin për të punuar në shtëpi bari, dënohet me 16-muaj burg 26 vjeçari shqiptar në Britani

24 Janar 2023, 20:11Kronika TEMA

La futbollin për të punuar në shtëpi bari, dënohet me

Një 26-vjeçar shqiptar është dënuar me 16 muaj burg nga gjykata e Sëansea në Britani të Madhe pasi është kapur më herët duke punuar në një shtëpi bari.

Sipas mediave të huaj, bëhet fjalë për shtetasin Elsion Koka, i cili më parë ka qenë futbollist ku ka luajtur për skuadrën e Klosit në Shqipëri. Përsa i përket deportimit të tij drejt Shqipërisë, gjykata tha se kjo çështje i takon Home Office.

ARRESTIMI I TË RIUT SHQIPTAR

26-vjeçari Koka u arrestua në 5 shtator të vitit të kaluar gjatë një operacioni të policisë së Sëansea. Efektivët zhvilluan kontrolle në një banesë në Stanley Terrace në zonën e Mount Pleasant.

Gjatë kontrollit, u gjetën qindra rrënjë kanabisi të mbjella në vazo dhe të vendosura në dhoma të ndara. Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar, llogaritej të kapte shifrën e 125 mijë paundëve britanik.

I riu ishte i punësuar nga disa trafikantë për të ruajtur lëndën narkotike.

SI UDHËTOI I RIU DREJT BRITANISË SË MADHE

Sipas mediave britanike, i riu ka paguar një shumë të madhe parash tek një trafikant i cili bëri të mundur futjen e të riut drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai ka udhëtuar me një kamion, i fshehur në një fund të rremë brenda automjetit.

26–vjeçari fillimisht nuk pranoi të tregonte asgjë për policinë, por në seancën gjyqësore, ai rrëfeu të gjithë historinë, që prej hyrjes ilegale në Britani, tek puna në një shtëpi bari. Avokati mbrojtës tha se i riu kishte shkuar në Britani për të punuar dhe për t’i dërguar para familjes së tij.

Avokati shtoi se ndaj të riut është bërë presion nga trafikantët që të punonte për ta. Sipas tij, Koka ka qenë futbollist profesionist në Shqipëri, e cila dëshmohet edhe nga faqja zyrtare e FSHF-së, dhe ishte i diplomuar me master shkencash për sportin.

3 Komente

  1. P
    Plehraaaaaaaaa arabe....

    Fitir "autochthoni" turkoshqipfoles.......

    1. a
      arrifi

      ...e ty ta lumsha shqipe .

      1. I
        Iliro Pellazg

        Duket iliro pellazg, rrace ariane. O sa mire me ken korrake, o hej...

        Lini një Përgjigje