Vodhën mijëra euro në banesën e Alda Klosit, Apeli lë në burg Rozeta Dobin dhe djalin e saj

25 Janar 2023, 12:49Kronika TEMA

Vodhën mijëra euro në banesën e Alda Klosit, Apeli lë

Gjykatën e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi dhe për 400 mijë euro të tjera të cilat ende janë pa pronar. 

Nënë e bir, u zbuluan fillimisht për vjedhjen e 120 mijë eurove e më pas nga vetë ata në përgjimet në dhomën e paraburgimit në Tiranë për shifrën e 400 mijë eurove dhe sendeve me vlerë të fshehura në tubin e aspiratorit.

Por për këto 400 mijë euro, ende nuk ka një pronar, vetë Klosi ka deklaruar se shifra që ajo posedonte ishte 120 mijë euro. Në total, së bashku me sendet me vlerë dhe bizhuteritë kapin shifrën e 700 mijë eurove.

Rozeta Dobi e pranishme ne seanacë bashkë me të birin Havierin, por nuk ka pasur kërkesë për ndryshim mase. Mësohet se Rozeta ka pranuar fajin për veprën penale, ndërsa ka pretenduar se është vetëm ajo përgjegjëse, duke u përpjekur për të lehtësuar pozitat e të birit.

Pavarësisht pretendimeve të Havierit se nuk ka qenë i përfshirë për ngjarjen, pozitat e tij janë të rënduara pasi akuza ka pamje filmike që vërtetojnë se ai e ka pritur më shumë se 10 minuta në makinë jashtë pallatit të ëmën Rozeta, e cila mbështolli me batanije kasafortën që mori në shtëpinë e Alda Klosit dhe e çoi në shtëpinë e vetë. Po ashtu, pozitë rënduese për Havier Dobin janë edhe 50 mijë eurot që iu gjetën në brez gjatë momentit që policia e arrestoi. 

2 Komente

  1. N
    Ne Burg le te mesojne Ndergjegjshmerine ...

    Ore ka ndonjerit information. ! Ku humbi AI polici qe kishte Mare ndima Si i Presekutuar. do shiste shtepine. ! Per te nxjere nga Burgu Gruan dhe Djalin se Jane te pafajshem... Se fajin e kishte Ajo puntorja e ministrise pse kishte vjedhur vete ato milionat. !

    1. N
      Ne Burg le te mesojne Ndergjegjshmerine ...

      Ore ka ndonjerit information. ! Ku humbi AI polici qe kishte Mare ndima Si i Presekutuar. do shiste shtepine. ! Per te nxjere nga Burgu Gruan dhe Djalin se Jane te pafajshem... Se fajin e kishte Ajo puntorja e ministrise pse kishte vjedhur vete ato milionat. !

      Lini një Përgjigje