Audio-përgjimi për 21 Janarin, xhaxhai i Aleks Nikës refuzon t’i japë kasetën policisë gjyqësore: Kemi besim vetëm te SPAK

25 Janar 2023, 13:30Kronika TEMA

Audio-përgjimi për 21 Janarin, xhaxhai i Aleks Nikës refuzon

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës zbarkuan sot në banesën e të ndjerit Aleks Nika, një nga të vrarët në protestën e 21 janarit.

Në një intervistë për "News24", Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës tha se familja nuk kishte pranuar që të jepte audiopërgjimin ku dëgjohet të flasë ish-komandanti Ndrea Prendi.

Sot ishin oficerët e policisë gjyqësore, çfarë kërkuan?
Sot në shtëpinë e Aleksit erdhën hetues të prokurorisë gjyqësore për të marrë informacione për faktin se çfarë provash kemi siguruar ne. Çështja ka qenë e varrosur në Prokurorinë e Tiranës. Ata nuk kanë pasur vullnetin që çështja të hetohet. Kjo ndoshta jo nga paaftësia, por nga ndikimet politike, pasi ka influencime nga Berishizmi.

A ju kërkuan audiopërgjimin?
Oficerët e Policisë Gjyqësore kërkuan që të njiheshin me kasetën, autoregjimistrin. Kjo është pronë e jona, por kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK. Kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK, se vetëm aty kemi besim. Është i paanshëm. Kjo do të çonte drejt zbardhjes së çështjes. Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe që të merret me këtë çështjes.

Keni pasur takim me kreun e SPAK-ut?
Kam shkuar privatisht, e respektoj sepse na priti. Ne shkuam dhe i kërkova që; a mund që çështja të merret nga SPAK. Ai na këshilloi që të respektojmë procedurat.

Nëse SPAK paraqitet pranë jush që të marrë audiopërgjimin, do ia jepni?
Po. Nuk kemi kundër dhënies së këtij materiali. urdhrin për vrasjen e ka dhënë Andra Prendi, është me zë dhe figurë. SPAK është i vetmi që e ka në dorë këtë.

 

3 Komente

  1. k
    k

    Bëj nja 100 kopje se e zhdukin degjeneratat siç bënë me serverat.

    1. G
      Gjon

      Beni sa me shume kopje te kasetes, miq te dashur!

      1. K
        Ka shume te Drejt sepse s'ka besime me njeri ke Dr

        I thon 32- vjet me radhe Krime nga Bnada Politike , 91-97 -98 Krimet e salih berishes etj si ai ,jo qe nuk u Denuan por as u hetuan madje fare ,per mos te ardhur ke Gerdeci e 21 Janari leri pastaj Vrasjet Mafioze te Pronarit te Tokave te Lalzit nga Banda Politike .vrasja e Deputeteit Socialist ne Rroskoves ,Komunari ne diber te dy ne Prita e Talibaneve te saliut ,pastaj Bankieri Shanto ,Kosta Trebicka - pra Drejtesia vetem emrin ka te tille por nuk ka funksionuar asnjiher si Drejtesi ,saqe i dha te kuptojne Krimit Politike se gjithcka ju beni -vidhni Shtetin e Vrisni shqiptaret e keni te Ligjeruar ,sepse asnjiher nuk ju Kap Ligji ! Pra harruam Filmimin e Dritan Priftit (ndjes past ) bere Ilir Metaj qe e pam Live ne Tv -dhe Ekspertet Angleze na e nxoren Montim (!) ose te pakten kjo u tha ne Opinion etj etj Krime pafund . Pra besueshmeria ke drejtesia ne Shqiperi eshte XERRO _ Madje Drejtesia shikohet si intitucioni me i inkriminuar ne Shqiperi ,me i pabesushmi ,me i rrezikeshmi qe ne vend te zbardhi Krimet _ Zhduk Provat !

        Lini një Përgjigje