Goditet grupi kriminal në Spanjë, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë (VIDEO)

27 Shkurt 2026, 10:20Kronika TEMA
Goditet grupi kriminal në Spanjë, mes të arrestuarve edhe 4

Një grup kriminal është goditur në Spanjë në bashkëpunim edhe me policinë shqiptare. Në pranga janë vënë 5 persona, mes tyre 4 shtetas shqiptarë.

Policia shqiptare thotë se në kuadër të operacionit s janë sekuestruar 10 590 euro, 4 ora dore të markave të shtrenjta dhe 1 automjet.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, policia e Shtetit thekson se në muajin janar 2026, blutë e Lezhës finalizuan operacionin e koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u kap njëri nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shtetasi A. I.

Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore u ekzekutuan letërporosi për kryerjen e kontrolleve në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi apo përdorim të pjesëtarëve të grupit.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia shqiptare kontribuon për zhvillimin e operacionit të koduar “Ferdinand”, të organizuar nga Policia spanjolle.

Objektivi i operacionit, goditja e një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me armë zjarri dhe/ose dhunë ekstreme, të parave dhe sendeve me vlerë, në banesa në Spanjë.

Në kuadër të operacionit janë ndaluar 5 pjesëtarë të grupit (4, shtetas shqiptarë), si dhe janë sekuestruar 10 590 euro, 4 ora dore të markave të shtrenjta dhe 1 automjet.

Për zhvillimin e këtij operacioni, Njësia për Krimet Shëtitëse “Antiskifter” në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar bashkëpunoi ngushtë, për rreth 2 vjet, me homologët spanjollë, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Madrid.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, në muajin janar 2026, Policia e Lezhës finalizoi operacionin e koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u kap njëri nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shtetasi A. I.

Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore u ekzekutuan letërporosi për kryerjen e kontrolleve në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi/përdorim të pjesëtarëve të grupit.

Vijon bashkëpunimi me homologët spanjollë, për kapjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

1 Komente

  1. K
    Klimax

    Nga pesë të arrestuar, "mes tyre edhe katër shqiptarë"!!!! Mes kujt? Një është i një kombësie tjetër nga grupi i hajdutëve shqiptarë dhe kjo nuk përbën ndonjë çudi që 80% e hajdutëve në Europë janë shqiptarë!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje