Një nga personazhet më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Durim Bami, pritet të ekstradohet këtë të enjte nga Dubai drejt Shqipërisë.
Bami dyshohet si drejtues i një grupi kriminal që vepronte në zonën e Niklës, në Fushë Krujë, si dhe në disa zona të tjera të vendit. Ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024 dhe tashmë pritet t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.
Sipas gazetares dhe autores së emisionit “Gjërat Tona” në ABC News Albania, Etleva Delia, ekstradimi i tij mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në hetimet për krimin e organizuar në vend.
Sipas saj, Bami dyshohet se ka krijuar aleanca me grupe të tjera kriminale, përfshirë përplasjet për eliminimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Martinaj dyshohet se kishte aleanca me grupin që drejtohej nga ish-deputeti Arben Ndoka.
Ekstradimi i Bamit konsiderohet si një moment kyç për drejtësinë shqiptare, pasi ai konsiderohet një personazh që mund të japë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të viteve të fundit.
Durim Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Po ashtu dhe ish-deputeti socialist dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur.
“Mund të këtë shumë informacione se si ka funksionuar krimi i organizuar në Shqipëri të paktën në dekadën e fundit. Dyshohet se është përfshirë në shumë krime të rënda në Shqipëri. Prova, falë zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.
Dyshohet se është drejtuesi i një grupi kriminal, që vepronte në Nikël dhe në zona të tjera në Shqipëri. I ka shpëtuar dy atentateve, një me eksploziv dhe një me armë zjarri. Durim Bami është një ato personazhe që kishte bërë aleanca me grupe të tjera për eliminimin e Ervis Martinaj. Vis Martinaj, kishte aleanca me grupin që drejtohej nga ish-deputeti socialist Arben Ndoka.
Janë hedhur miliona euro për eliminimin e Durim Bamit. Mund të shikohet si personazh, që mund të flasë dhe mund t’u shërbejnë hetimeve për shumë ngjarje të tjera kriminale. Bami kërkonte të merrte statusin e rezidentit në Emirate. Bashkë me Durim Bamin janë 14 persona të ekstraduar nga 2024 dhe deri tani”, tha Delia.
Gjykata e Posaçme i ka caktuar Durim Bamit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”./abcnews.al
Me sa duket Ilir Meta mbeti brenda, Likja si i binte me te fortit, Tunde moj Monika tunde te dalte shpirti neper burgje, me vjen mire se ky do tregoje te vërteten midis tij Tom Doshit dhe Like Floririt
Edhe po e zberthyen cfare do ndodhe?Do ja hane me nder?Si pretendohet te behet shtet ne nje Anije Piratesh si shqiperia?A mund qe piratet te denojne vetveten?
Nese ata qe pretendojne qe mund te bejne nje krim apo te thyhejne Ligjet qe jane ne fuqi.... ta harojne, se ai qe eshte i zgjuar i shtrohet punes te ndershme, dhe i ksuhton jeten e tije families dhe shoqerise ne menyre te drejte qe te kete nje jete te ndershme dhe pa probleme Ligjore... Ne te kunderten te gjithe do te perfundojne para Drejtesise.... dhe fundi dihet ! qe eshte vetem burgu...dhe disa vite te humbura te mbyllura ku hajrosje eshte me Orare ! me mire ndergjegjesohuni sa nuk eshte vone..... te jetoni nje jete pa probleme dhe te kenaqur duke punuar dhe respektuar me seccilin qe do te keni kontakte ne jete...