SPAK thërret Xhenila Tamizin në hetimet për dosjen e AKSHI-t, pas zbulimit të një jahti luksoz të regjistruar në emër të saj

26 Shkurt 2026, 11:30Kronika TEMA
SPAK thërret Xhenila Tamizin në hetimet për dosjen e AKSHI-t, pas

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Këtë të enjte, SPAK ka thirrur për të dhënë deklarime shtetasen Xhenila Tamizi, e identifikuar si vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri. Mësohet se Tamizi pritet të japë sqarime mbi disa transaksione dhe pasuri të dyshuara që lidhen me Beqirin.

Nga verifikimet rezulton se në emër të Tamizit është regjistruar pronësia e një jahti luksoz, i cili dyshohet se kontrollohej në fakt nga biznesmeni në arrati.

Jahti është sekuestruar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të procedurave hetimore.

Po kush është Xhenila Tamizi?

Nga dosja hetimore rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi. Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje.

6 Komente

  1. K
    Kopi

    shume fjale asgje konkrete. ne pronesi te kujt figuron EA solution? Pse qenka fiktive kur ka punonjes dhe me siguri ka dhe shpenzime te pakten per pagat e tyre. Nejse kot flas dhe une..... por materiali i mesiperm nuk sjell asnje gje.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kopi po lexo me teper hap nje liber !

      Vetem fjalia Fektiv ! te punesuar mjafton dhe tregon qarte qe jane milionat e pastruar ! nga ksh dhe kuhs i ka mbizoteruar ! do tregoje me vone ne Hetime ! personeli i punesuar dhe te tjere bashkepuntoret ! Pstrimet behen edhe duke punesuar dhe duke ju paguar siguracionet ! nese nuk ka patur Aktivitet fitimi ! kuptohet qarte ! korrupsioni ! Ata te SPAK nuk jane sic jemi neve njerez te thjeshte ; kane nje shkollim dhe nje Matser nga njerez me Eksperience ne kete raste nga USA dhe nga Evropa...

        2. R
          Rritje rrogash dhe punsim familjarësh

          SPAK po bëhet depo thashethemesh. Asnjë nga opozita nuk është dënuar deri më tani në 35 vite hetuesi. Gjë që është absurde dhe për ne që s'kemi mbaruar juridikun. SPAK mafioz duke e mbajtur me rafinim si me PS-në sot, po dhe me PD-në nesër.Pranon 20 000 fletushka në ditë dhe bën publike një fletë në javë. Aty ku ka shkelje të rrëmbehet gjuthçka, vetëm atëher lëvizet me makin.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daci

            Po degjoj kryeministrin ne kete moment ne nje takim me grupin e tij parlamentar...!. Per mendimin tim, DUHET REFERENDUM MBARE KOMBETAR PER TÈ VENDOSUR, NÈSE KJO REFORMÈ "NE DREJTESI" ESHTE "NÈ BINARÈ" APO JO.....! Me keta, mender "prokurore" apo "gjykates", Shqiperia po shkon ne greminè...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje