SPAK ka rilexuar këtë të enjte pretencën për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj sa i përket pjesës për krimet e lehta, pasi çështja e tyre u veçua nga të pandehurit e tjerë.
Të dy po gjykohen me gjykim të shkurtuar për veprat penale: sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Në pretencën e saj, Prokuroria e Posaçme rikonfirmoi qëndrimin e mbajtur edhe në qershor të vitit 2025, duke kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj.
Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, çka nënkupton uljen e 1/3 së dënimit ndërsa seanca e radhës u shty për më 9 mars, kur priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.
Ndërkohë, biznesmeni Pëllumb Gjoka, së bashku me disa të pandehur të tjerë, po gjykohet me procedurë të zakonshme në një tjetër dosje të “Metamorfozës” sa i përket krimeve të rënda, që lidhet me vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.
Cfare do te thote gjykim i shkurtuar kur edhe nuk e pranon akuzen, edhe kerkon qe te perfitosh nga gjykimi shkurtuar ? Kesaj i thone lirim i kriminelave me ligj. Rrumpalle Albanistani.