"Veç për Tomën", përgjimet e SPAK në gjyqin ndaj Kristian Shkrelit

26 Shkurt 2026, 12:30Kronika TEMA
"Veç për Tomën", përgjimet e SPAK në gjyqin

Gjykata e Posaçme nisi të enjten të dëgjojë dëshmitarët e thirrur nga SPAK në procesin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për "korrupsion zgjedhor".

Në seancën e së enjtes dëshmoi Alfred Martini, banor i fshatit Stajkë, i cili tha se bashkë me disa banorë të tjerë i ishin drejtuar Shkrelit për mungesën e energjisë elektrike. Sipas tij, brenda një jave u rikthyen dritat dhe më pas u investua edhe në rrugë.

“Ne nuk kemi çfarë flasim për të. Falë tij kemi dritat dhe rrugën. Për zgjedhjet e 11 majit nuk kam marrë asnjë orientim nga Kristian Shkreli”, deklaroi Martini para trupit gjykues.

Prokurori lexoi një përgjim të datës 18 prill 2025, ku Shkreli i thotë dëshmitarit: “Dritat i ke të kryme” dhe më pas shton “veç për Tomën”. Martini iu përgjigj: “Mos e çaj kryt”.

I pyetur për këtë komunikim, dëshmitari tha se bëhej fjalë për shenjë respekti dhe se me emrin “Tomë” i referoheshin Tom Doshit.

Dëshmitari Alfred Martini:

"Ne kemi shkuar gjithë si banorë të fshatit Stajkë, jemi ankuar tek Kristian Shkreli, se nuk kishim energji elektrike.

Faleminderit prej tij, se na ka sjellë dritat. Ne nuk kemi ca flasim për të. Për ne është i nderuar i reapektuar. Falë tij kemi edhe rrugën.

Jemi takuar tek lokali i tij në Kryebushat. E morëm në telefon. Ishim 5 vetë e deshëm ta takonim, me xhaxhallarët dhe miq të tyre.

Në atë takim, na premtoi për dritat e për rrugën. Ne shkuam tek Shkreli, se  ishte kryetar bashkie.

Dritat erdhën për një javë. Jemi krejt të kënaqur.

Për zgjedhjet e 11 majit nuk kam marrë asnjë orientim nga Kristian Shkreli".

Prokurori lexon një përgjim mes dëshmitarit me Shkrelit, të datës 18 prill 25, ku Shkreli i thotë "Dritat i ke të kryme" e më pas i thotë "veç për Tomën". "Mos e çaj kryt", i përgjigjet dëshmitari.

Martini: Kjo bisedë ishte për shenjë respekti. Me "Tom" në atë bisedë i jemi referuar Tom Doshit. 

9 Komente

  1. S
    Sala

    Hajde spok hetim leshi, qenkan lodhe shume

    Përgjigjjuni
    1. E
      ELEKTRIKU

      Eshte e turpshme qe " famemadhi " SPAK paska gjetur elemente te vepres penale ne thenien " Dritat i keni te kryme, vec per Tomen ". pse, nese Shkreli i thote dikujt qe te votoni per X apo Y, cfare ka ketu ? Krim ?!

      Përgjigjjuni
    2. h
      hila

      Me keto muhabete te arrestohet tjetri eshe me keq se ne kohen e sigurimit te shtetit qe te plasshin ne burg per nje llaf goje. Keta Prokurore jane mafje e kriminel qe me dashje i sherbejne dikujt qe eshte anti shqiptar. Kjo rrace njerezish duhet te shkarkohen e perjashtohen nga sistemi i drejtesis perjete, keta jane te gjithe gjin gjona.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oficeri dulles

        SPAKU eshte organizate kriminale po une ne qofte se kam nje gjyq ,pse eshte e ndaluar te keshillohem me shoke e me jurista per gjyqin une dua te meson nenin qe nuk Marr vesh per ate pune ,dua nje njeri te ma intrpretoj lignin si te veprj atij shout I quiet intimidim ose bashke factor me mua . Hajde prokuror hajde drejtesi. SKRAPI duhet te shkrihet . Rama ver mend ta kemi there Minera here mos harro 83 mandete

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mali

          Po qe se i ka dhlnë urdhër berisha, këtyre të prokurorisë, të marin të arrestojnë, pas një ose dy vitesh do kërkojnë për fakte, dhe pa denuar edhe pa faj, do ta gjajnë nji cen veç me të dënu.

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Ketu eshte republike bananesh ku futesh ne burg pa fakte.Mjaft te kete "dyshime te arsyeshme".

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kapterri

              E çfare ka ketu?Del ne miting e thu voto per ate e ate,po ti thush ne tel qeka krim?Sigurimi shtetit qeka gjalle.Kjo çeshtje,pa çeshtje,mund te jete diskutim tek Ps-ja,por per Spak, se eshte debilitet.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fare e keqe

                U paska sherbyer banore cfare ka ketu si duket keto i ka cmendur qofte largu u bene per turp dhe te pa pranueshme per publikun.Po kerkojne qe ne bashki te mos punoje njeri te mos kujdeset askush per banore si ne kohen e pd pra duan me cdo kusht qe vendi te mos zhvillohet dhe ti shkojne per shtat qofte largut te shqiptareve qe punon kunder kombit ne cdo frymemarrje dhe ne cdo fjale qe thote

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ik o loqe katundi

                  O Kristian po te tha Rama mos luaj me dy porta.....kaq i trashe paske qene.....po te thote kryeministri kujdes ......

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje