Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

26 Shkurt 2026, 12:05Kronika TEMA
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren

Ish-deputeti i PS-së Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në 26 shkurt në GJKKO, si i dyshuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në pjesëmarrje në tendera. Kjo vepër i atribuohet kohës kur ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ndreca ishte vetë i pranishëm në seancë.

Më herët përmes avokatit, Ermal Yzeiraj, ai kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, gjë e cila u rrëzua. Avokati i Ndrecës kërkoi nga Gjykata e Posaçme shpalljen e moskompetencës së çështjes.


“Kjo gjykatë nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje, akuza është e paqartë. Me ndryshimet e nenit 75 të Kodit të Procedurës Penale, GJKKO gjykon krimet bazuar në nenin 258. Mbi 800 mijë lekë, kompetente për shqyrtimin e kësaj shume është kjo gjykatë, përndryshe nën 800 mijë lekë do duhet shqyrtuar nga gjykatat e zakonshme. Kemi dy procedura, por sa është vlera e tyre? E para ka vlerën zero. Edhe me dokumentacion. Procedura e dytë ka vlerë, por nuk ka konkurrencë. Nëse nuk ka konkurrencë, nuk shkelet barazia e pjesëmarrjes në tendera”, tha avokati Ermal Yzeiraj.

Prokuroria tha se i njëjti qëllim kriminal përbashkon të dyja procedurat. Ndërsa, e menjëhershme ishte përgjigjja nga mbrojtja.


“Ne këtu ndahemi, sepse lidhja nga prokuroria është logjike, por pa shkak ligjor. Këtu duhet të prevalojë institucioni përgjegjës, APP (Agjencia e Prokurimit Publik). Pse nuk qëndron qëllimi që i ka bërë bashkë procedurat. Personat janë nga institucione të ndryshme, KVO-të. Që të kesh të njëjtin qëllim kriminal, do duhet që personat të kishin rënë dakord paraprakisht, por punonjësit janë bërë bashkë në mënyrë rastësore”, shtoi avokati.

Vetë Ndreca u shpreh në gjykatë se akuza është e paqartë dhe konfuze.


“Akuza është e paqartë, konfuze. Por kjo vlen për këtë moment procedural, prokuroria është e paqartë sepse nuk thotë për çfarë tenderash akuzohem unë. Cila nga këto procedura është shkelur? Nuk ka pasur shpenzime të përcaktuara me fond limit në buxhetin e shtetit. Kemi një procedurë me konkurrim dhe një tjetër pa konkurrim. E para ka vlerën zero, me konkurs; tjetra me fond limit pa konkurrencë, në pamundësi për të shkelur barazinë në tendera. Referuar ndryshimeve të 2021 përfshihet edhe dekriminalizimi i procedurave tenderuese me vlerë zero”, deklaroi ai.

Prokurorja Dorina Bejko nënvizoi se qëllimi final i Ndrecës ka qenë paracaktimi i fituesit në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.


“Ne kemi mbajtur qëndrimin tonë edhe në seancë paraprake dhe të pandehurit i është rrëzuar kjo kërkesë në atë fazë. Ne kemi vlerësuar që të dyja procedurat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ndaj e kemi akuzuar vetëm për një episod. Qëllimi final ka qenë paracaktimi i fituesit në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme”, tha Bejko.

Në fund të seancës së sotme, trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesja, Rudina Palloj, dhe dy anëtarët, Flojera Davidhi dhe Erjon Çela, vendosën të rrëzojnë kërkesën paraprake të mbrojtjes për shpalljen e moskompetencës.

“Vepra penale për të cilën akuzohet i pandehuri është nën kompetencën e Gjykatës së Posaçme. Gjykata e ka të ndaluar në këtë moment të arsyetojë mbi bazë fakti, por vetëm për kërkesat paraprake.” Mbrojtja kërkoi kohë për t’u njohur me argumentet e SPAK që provojnë se Plarent Ndreca ka kryer shkelje të barazisë në tendera.

Gjykata e pranoi kërkesën. Seanca e ardhshme do të mbahet më 5 mars, në orën 11:00.

9 Komente

  1. S
    SPAK

    Hhahhahahahhahahhaha. Bravo Dorina! Je thjesht super! Per informacion, Dorina Bejko eshte nje nga me te specializuarat kunder korrupsionit dhe e prefereruara e Uncle Sam. Nderkohe, edhe prokurorja kunder Ballukes. Ksh, e ndihmofte Zoti, Balluken!

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Sa ka arritur te denoje per korrupsion deri me sot kjo e specializuara per korrupsionin dhe e preferuara nga uncle Sam???? Zero!!! Nga paraqitja e mesiperme e debatit, fakti del shume i mjegullt e i paqarte. Si ka shkleje barazie ne tendera kur procedura hapet me kontrate te drejt per drejte, pra pa konkurs dhe tjetra procedure pa vlere financuare, pra pa u paguar gje nga shteti. Ne cdo veper penale ka gjithmone shkak-pasoje. Sa eshte demi financiar i shkaktuar shtetit ????? Nuk ka akuze per kete, atehere ku eshte pasoja e demshme??? Te shohim si do vijoje gjykimi neper shkalle. Nese ne perfundim ky zoteria shpallet i pafajshem a mban pergjegjesi prokuroja per shkelje te barazise ligjore te qytetareve???? Pse ky ndiqet i lire ndersa Balluku duhet arrestuar sipas kesaj specialistes sepse akuza eshte e njejte ne te dy rastet??? Do thuash ti se kjo ka zbuluar se Balluku ka te forte qe kercenojne deshimtaret, por nese kjo i ka zbuluar pse nuk arreston te fortet por do Ballukun ne burg???? Te fortet e lire mund te vijojne kercenimet dhe kur Balluku futet ne burg, apo thjesht i duhet per statistika???? Se fundmi, nga Bejkot e Lazaratit eshte kjo???? Nese po, s’ka nevoje me per sqarime, thjesht do pyesja sa ka cuar ne burg nga trafikantet e Lazaratit???

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bonita

        ☺️

        Përgjigjjuni
    2. A
      Argita Berisha

      Si ka mundēsi qē fekalja Skapi ēshtē kaq aktive kundra qeveris e pēr krimet e Sali Bajgēs qē jan me qindra se vēn uijn nē zwar. Edi Rama pastroi fekalet e Skapit.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Një gjë nuk kuptova. Nëse në tender ka marrë pjesë vetëm 1 firmë atëhere kujt i ka hyrë në hak Plarenti?? Fituesit??

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skapit i katnareve

          Spakut, po me artikujt qe boton!

          Përgjigjjuni
        2. H
          Habira

          Ngadale ngadale i ra kallai edhe keture, deri me tani na habiten se po luftojne korrupsionin, tani cuditem.. shkelje e barazise ne tender me vlere zerro… por ky Plarenti duhet te denohet patjeter, pasi ka nja dy vjet qe flet kundra spak… kjo eshte e pa tolerueshne??? Vk se jane bere keta te spak sikur po bejne habira… ehhh e mjera shqioeri

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ermal Beqja

            Po i bejne nder Plarentit. 1 vit burg do denohet qe i kthehet ne sherbim prove.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na myten idiotat

              Shkelje barazie per tenderin me vlere 0 eshte 0 me xhufka!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje