Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

26 Shkurt 2026, 16:40Kronika TEMA
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi

Këtë të enjte pas disa seancash radhazi, përfundoi seanca paraprake në ngarkim të ish- presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë në këtë proces.

Pas Ilir Metës, në seancën e kësaj të enjte ishte radha e Monika Kryemadhit, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë kthimin e akteve për hetim. Të njëjtën kërkesë ka bërë një seancë më parë edhe Ilir Meta.



Ndërsa Fatmir Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho përmes avokatëve kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre.


Seancën e radhës në 5 mars gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çeshtjes për gjykim.

2 Komente

  1. G
    Gjergji

    Po pse akoma nuk e kane pranuar per gjykim?!?! Ndaj ata te BE thone sot per procedura tejet te gjata ligjore per gjykim politikanesh?!?!!?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Ja pra e shikoni qe krisma nuk ka patur?! Do dali dhe Likja, pa i konfiskuar asnje qindarke. Se burg ashtu keshtu dihej qe nuk do denohej.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje