Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 21 shkurtit në lagjen nr. 3 të Kavajës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit disa herë me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh intensive, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se rreth orës 14:22, gjatë një konflikti të çastit, ai ka goditur me thikë shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë.
Pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar është larguar nga banesa, por është arrestuar pak orë më vonë nga forcat e Policisë. Gjatë veprimeve hetimore, grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikën) që dyshohet se u përdor në krim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Gjaknxehtēsi e rrezikshme te njē kategori qytetarēsh.Nē BE sillen si pula, kurse kētu bējn si kēndeza duke mashtruar dhe manipuluar nga mēngjezi deri nē dark, tē njohur dhe panjohur.Ministrja Koçiu tē aktivizoj polic civil nē çdo njēsi çdo ditē, dhe jo vetēm ditēt e protestave.
Këta barbarë shpellarë duhet të shfarosen biollogjikisht.