Grabitën pikën e lojërave të fatit nën kërcënimin e armës, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Greqi

28 Janar 2024, 09:47Kronika TEMA
Grabitën pikën e lojërave të fatit nën

Dy trë rinj shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi grabitën një pikë lojrash fati. Ngjarja ndodhi në rrugën “Gounari” në Glifadha, sipas burimeve policore.

Me armë, dy shqiptarët kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës, shkruajnë mediat greke. Pasi e kanë neutralizuar, ata kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.


Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë.

Skuadra OPKE ndaloi mjetin dhe vuri në pranga dy autorët të moshës 23 dhe 26 vjeç.

Lini një Përgjigje