“Po ju lë amanet fëmijët, nuk e përballoj dot këtë stres”- Gazetarja zbulon letrat e lëna nga bashkëshortja e 35-vjeçarit, kishte tentuar disa herë vetëvrasjen

27 Janar 2024, 18:31Kronika TEMA
“Po ju lë amanet fëmijët, nuk e përballoj dot

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen në Tiranë, ku 35-vjeçari Jetnor Zhaboli mbante të mbyllur në shtëpi, nën mbikëqyrjen e kamerave, nënën e tij, bashkëshorten dhe fëmijët.

Lala e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, zbuloi një pjesë të letrës së bashkëshortes së 35-vjeçarit ku ndër të tjera shkuan se “Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Nëna e gjyshi do ju flasin shumë për mamin, do ju dua dhe kur t’ju lë. Më falni! Kurrë mos ndjeni turp për mua. Nuk ju turpërova kurrë”.

Ndërsa i drejtohej prindërve duke u thënë se “Faleminderit për gjithçka, po ju lë fëmijët amanet. Asnjë nuk ka faj për fundin tim, nuk  e përballoj dot këtë stres”.

Lala: Fakti që fëmija nuk dilte, as gruaja, ishin këto detaje që e kishin bërë qytetarin të kuptonte se kishte diçka që nuk shkonte në këtë familje. Në dy vitet e fundit Jetnori filloi të shfaqte problemet mendore.

Pyetje: Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire nga bashkëshortja e 35-vjeçarit, çfarë shkruhej?

Lala: Letrat janë të dhimbshme. Nëna e Jetnorit thotë se  nusja e saj ishte një grua e mirë dhe e fortë, për të birin tha se dëgjonte zhurma në mure. Jetnori nuk ka pranuar që të kurohej dhe madje shkoi në atë pikë që të bëhej agresiv. Jetnori urrente dhe djalin e vogël pasi thoshte se ‘ngjan nga ty (bashkëshortes) dhe jo nga unë’, sipas letrës së gruas së tij. Për fat të mirë gruaja e Jetnorit nuk shkoi në aktin ekstrem, t’i jepte fund jetës.

1 Komente

  1. D
    Degelisi

    Keta te "Temes" Jane te rinje ne Moshe dhe besoj nuk I kutuptojn semundjet mendore Ne person mind te jete normal por vjen nje moment qe ai ose aji semuret menderisht qe eshte me keq se kanceri Nuk do that deshiroja askujt kete lloj semundje por nuk do te cuditem qe ajo qe shkruan te dije ne Tema e denigronte kete djale. Kjo semundje mund te cfaqet ne cdo individ prandaj edhe Duhet ti kuptojme sjelljet "agresive" te tyre

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje